Monday, September 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

‘Qerosi’ dhe ‘Pinoku’, 4 arrestime në Tiranë për ngritjen e dy bazave të falsifikimit të dokumenteve

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
‘Qerosi’ dhe ‘Pinoku’, 4 arrestime në Tiranë për ngritjen e dy bazave të falsifikimit të dokumenteve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Elton Qyno

Një aksion policor i kryer në bashkëpunim dhe më prokurorinë e Tiranës, ka çuar në arrestimin e 4 personave dhe zbulimin e dy bazave, ku ushtrohej falsifikimi i dokumenteve të ndryshme si patenta, karta identiteti dhe pasaporta biometrike

Falsifikimet e dokumenteve varionin nga 80 mijë lekë të vjetra deri në 1 milion e 800 mijë për pasaporta biometrike, të cilat porositeshin nga qytetarë nga Kosova.

Hetimi ndaj këtij grupi ka nisur në fillim të muajit Janar 2026, ku policia kriminale ka marrë informacione se Adrian Haxhiaj dhe Artur brahimaj, kryejnë falsifikimin e dokumenteve të ndryshme si patenta, diploma universiteti, pasaporta biometrike, karta identiteti e të tjera.

Gjatë ndjekjes të dy identifikohen si “Qerosi” dhe “Pinoku”. Ndërkohë, janë të paktën 5 raste që agjentët kanë kryer porosi për të bërë dokumente falso. Të gjitha dokumentet pasi janë marrë, janë ekspertuar dhe më pas ka dalë që ato ishin tërësisht të falsifikuara.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se gjatë aksionit të kryer 3 ditë më parë në zonën e “Zogut të Zi” dhe “Kafja e Rremës”, policia identifikoi dhe provoi aktivitetin kriminal të 4 personave si Artur Brahimaj, Keldi Beshi, Adrian Haxhiaj dhe Ismail Gerbi.

Artur Brahimaj alias Mërkuri rezulton të jetë personi kryesor i këtij grupi. Ndërkohë më parë ky individ është arrestuar dhe më pas dënuar për shitje dhe shpërndarje kokaine.

Tashmë policia, ka arrestuar Mërkurin për akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve” kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i pasaportave dhe vizave” kryer në bashkëpunim dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në bashkëpunim.

Ndërsa gjyqtari i Tiranës Sokol Shehu, vendosi të caktojë masën e sigurisë arrest në burg për Mërkurin dhe 3 bashkëpunëtorët e tjerë si Keldi Beshin, Adrian Haxhiaj dhe Ismail Gerbi.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky grup prej disa vitesh është marrë me aktivitetin e falsifikimit të dokumenteve, pasi Ismail Gerbi dhe Keldi Beshi, janë persona të arrestuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Në qendër të këtij grupi janë Adrian Haxhiaj dhe Artur Brahimaj alias Mërkuri. Sipas dosjes hetimore këta dy persona aktivitetin e paligjshëm e kryejnë duke bashkëpunuar edhe me persona të tjerë në Tiranë.

Dokumentet të cilat këta persona dhe persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, janë kryesisht karta identiteti, pasaporta biometrike shqiptare dhe të huaja, diploma të Universiteteve të ndryshme, dokumente për automjete etj.

Këta persona për të kryer këtë aktivitet të paligjshëm dyshohet se bashkëpunon me persona të tjerë nga qyteti i Tiranës dhe me shtetas Kosovarë, të cilët i bëjnë porosit për dokumente të ndryshme tek Adrian Haxhiaj, dhe më pas me korrier i dërgojnë në Kosovë dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian, sipas porosive.

Porositë për personat që jetojnë në vendet e Bashkimit Evropian, ai i merr nëpërmjet telefonit ë tij celularë, rrjeteve sociale, dhe me korrier.

Adrain Haxhija, ka në përdorim numrin e tëlefonit 0695931XXX, dhe për të lëvizur përdorë automjetet me targa AA321ZU, dhe ZA408ZT.

Ky shtetas duke bashkëpunuar me persona të tjerë siguron dokumenta të falsifikuara për qytetarë të ndryshëm të cilët më pas dokumentat i përdorin në vendet e BE-së.

Ndërkohë Adrian Haxhija, rezulton i proceduar disa herë për vepra të ndryshme penale si “Falsifikim dokumentash”, “Korrupsion”, “Dhunë në familje”, “Kanosje”, etj.

Ky shtetas kryesisht frekuenton zonën e quajtur “Xhamlliku”, rrugën e “Kavajës” dhe zonën e quajtur “Kafja e “Rremës”, ku mendohet se ka edhe bashkëpunëtorët e tij.

Për të identifikuar aktivitetin kriminal të këtij grupi falsifikatorësh, policisë dhe prokurorisë së Tiranës, i është dashur të futë agjentë të infiltruar.

Janë të paktën 5 raste që agjentët kanë kryer porosi për të bërë dokumenta falso. Të gjitha dokumentat pasi janë marë, janë ekspertuar dhe më pas ka dalë që ato ishin tërësisht të falsifikuara.  /Syri.net/

Previous Post

BE planifikon takimin e lartë mes Kosovës dhe Serbisë: Palët të mos vendosin kushte për tryezën e dialogut

Next Post

Protesta/ Bllokohet në Shkup autobusi me 40 studentë nga Shqipëria

Next Post
Protesta/ Bllokohet në Shkup autobusi me 40 studentë nga Shqipëria

Protesta/ Bllokohet në Shkup autobusi me 40 studentë nga Shqipëria

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës
AKTUALITET

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës

by Redaktor Redaktor
September 17, 2026
0

Policia e Shtetit ka arrestuar Kastriot Hasko dhe Ertis Shehun, në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Fierit për...

Read moreDetails
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

September 17, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zjarr në Shushicë, flakët rrezikojnë banesat

Zjarr në Shushicë, flakët rrezikojnë banesat

September 21, 2026
Gjoba 110 mln € e Arbitrazhit/ Gjykata franceze rrëzon Shqipërinë. Do i paguajë Becchetit edhe 20 mijë euro shtesë

Gjoba 110 mln € e Arbitrazhit/ Gjykata franceze rrëzon Shqipërinë. Do i paguajë Becchetit edhe 20 mijë euro shtesë

September 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al