Pas protestave të dhunshme të tetorit dhe kritikave të ngritura në raportin e Komisionit Europian, kryeministri Edi Rama është shprehur se çdo pretendim për përdorim të tepruar të forcës nga Policia e Shtetit duhet të hetohet.
Gjatë fjalës së tij për raportin e progresit të KE-së, Rama u ndal edhe te protestat e muajve të fundit, duke pranuar se dokumenti evidenton problematikat e dhunës dhe ngre shqetësime për ndërhyrjet e policisë ndaj protestuesve.
Rama: Sot ky raport i publikuar dje nga Komisioni Europian, tregon mbi hapat që duhet ë hedhim për të kryer këtë rrugëtim. Sot fati është i gjithi në duart tona. Duke kthyer jo shumë kokën, deri te 2016-ta kur mori jetë reforma në drejtësi, tregon qartë rrugëtimit. Vonesat në gjykata, procesi gjyqësor, vonesa për çështjet e korrupsionit dhe përpjekjet e papërshtatshme mbi institucionet e drejtësisë.
Raporti ngre shqetësimin mbi mbikëqyrjen parlamentare, lirinë mediat. Ai trajton deh protestat e muajve të fundit duke e vendosur gishtin në plagët e dhunës, duke cituar dhe pretendimet për përdorim të tepruar të forcës nga policia. Ndërkohë dialogu nënvizohet si rruga ku duhet të angazhohemi seriozisht. I sjell këto në vëmendje se asnjë konstatim i raportit nuk mund të anashkalohet. E drejta për protestë duhet garantuar dhuna duhet ndëshkuar moralisht dhe ligjërisht. Çdo pretendim i tejkalimet të dhunës nga policia. Duhet hetuar








