Pas protestës para Parlamentit dhe marshimit në disa prej akseve kryesore të Tiranës, qytetarët kanë zhvendosur tubimin drejt Komisariatit nr. 1 të Policisë.
Lëvizja vjen pas shoqërimit të disa protestuesve gjatë protestës, mes tyre edhe organizatori Arben Kola, duke sjellë një tjetër përplasje mes protestuesve dhe autoriteteve.
Ata janë dëgjuar me thirrjet ‘polici e krimit’, turp, turp, teksa kërkojnë lirimin e protestuesve.







