Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Protesta e studentëve/ 16 të arrestuar dhe 49 të proceduar, Policia e Ramës i akuzon për 8 vepra penale

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE
0
Protesta e studentëve/ 16 të arrestuar dhe 49 të proceduar, Policia e Ramës i akuzon për 8 vepra penale
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

16 persona kanë përfunduar në pranga dhe 49 të tjerë janë vënën nën hetim pas 9 orësh protestë kundër qeverisë. Studentët e revoltuar nga qeveria dhe premtimet e pambajtura nisën dje sulmet ndaj Ministrisë së Arsimit, Bashkisë së Tiranës, etj.

Policia ndërkohë tregoi një sjellje kafshërore teksa ndërhyri me gaz lotsjellës, spraj me piper dhe ujë për të shpërndarë turmën. Por nuk u mjaftua me kaq pasi nisi duke dhunuar fëmijë e të moshuar e duke thyer këmbë.

Policia, e cila pretendon se mbron jetën qytetarëve por në fakt i është dorëzuar totalisht pushtetit socialist, i akuzon protestuesit e arrestuar për 8 vepra penale.

Konkretisht, në pranga janë vënë: K. V., 41 vjeç; F. B., 48 vjeç; A. B., 40 vjeç; G. I., 57 vjeç; E. K., 32 vjeç; I. S., 38 vjeç; B. K., 59 vjeç; D. V., 55 vjeç; E. Z., 30 vjeç; H. B., 52 vjeç; O. V., 35 vjeç; Xh. P., 27 vjeç; K. M., 23 vjeç; B. Gj., 31 vjeç; K. H., 38 vjeç dhe K. A., 32 vjeç, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

“Gjatë tubimit të zhvilluar më datë 13.10.2026, rreth orës 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit, disa pjesëmarrës të maskuar kanë ushtruar akte dhune, duke hedhur sende të forta, pllaka guri, kapsolla, kokteje molotovi dhe sende të tjera në drejtim të punonjësve të Policisë, institucioneve shtetërore, subjekteve private dhe ambienteve publike.

Si pasojë e akteve të dhunës, janë dëmtuar kangjellat rrethuese, muret dhe dritaret e godinës së Ministrisë së Arsimit, si dhe kangjellat e trotuareve, tabelat e reklamave dhe sinjalistika rrugore. Gjithashtu, janë thyer dhe djegur sende brenda një institucioni mikrofinanciar, dhe është dëmtuar fasada prej xhami e subjektit privat, bankë e nivelit të dytë.

Në rrugën “Ded Gjon Luli”, është thyer me forcë një nga dyert e godinës së Bashkisë Tiranë dhe i është vënë zjarri katit të parë të saj.

Gjatë gjithë tubimit, punonjësit e Policisë të planëzuar me shërbim janë përballur, që prej fillimit të tij, me dhunë të vazhdueshme, përmes hedhjes së gurëve, sendeve të forta, kapsollave dhe koktejeve molotovë nga grupe pjesëmarrësish të maskuar. Si pasojë, janë dëmtuar 6 punonjës policie.

Në vijim të veprimeve për dokumentimin ligjor të akteve të dhunës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, pas kryerjes së veprimeve procedurale:

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. V., 41 vjeç; F. B., 48 vjeç; A. B., 40 vjeç; G. I., 57 vjeç; E. K., 32 vjeç; I. S., 38 vjeç; B. K., 59 vjeç; D. V., 55 vjeç; E. Z., 30 vjeç; H. B., 52 vjeç; O. V., 35 vjeç; Xh. P., 27 vjeç; K. M., 23 vjeç; B. Gj., 31 vjeç; K. H., 38 vjeç dhe K. A., 32 vjeç, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

U proceduan penalisht 49 shtetas të tjerë.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në akte dhune ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve shtetërore dhe subjekteve private, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit të datës 13.10.2026.” -njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Tags: dhuneedi ramagjimnazistpoliciaprotestestudent
Previous Post

Gjimnazistët e “Partizanit” i bashkohen protestës kundër qeverisë, bojkotojnë mësimin dhe bllokojnë rrugën

Next Post

Rama sheh ëndrra evropiane nga Luksemburgu, hesht për dhunën policore ndaj studentëve

Next Post
Rama sheh ëndrra evropiane nga Luksemburgu, hesht për dhunën policore ndaj studentëve

Rama sheh ëndrra evropiane nga Luksemburgu, hesht për dhunën policore ndaj studentëve

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila
AKTUALITET

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

by Redaktor Redaktor
October 1, 2026
0

Policia e Tiranës ka zgjeruar hetimet për publikimin e videove erotike që kanë qarkulluar në rrjet, duke nisur marrjen në...

Read moreDetails
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

October 10, 2026
Jared Kushner thyen heshtjen për projektin miliardësh në Zvërnec: Nëse miratohet shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë me breza

Jared Kushner thyen heshtjen për projektin miliardësh në Zvërnec: Nëse miratohet shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë me breza

October 9, 2026
Protestuesi godet me shpullë djalin e ish-deputetit të Partisë Socialiste

Protestuesi godet me shpullë djalin e ish-deputetit të Partisë Socialiste

October 8, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama sheh ëndrra evropiane nga Luksemburgu, hesht për dhunën policore ndaj studentëve

Rama sheh ëndrra evropiane nga Luksemburgu, hesht për dhunën policore ndaj studentëve

October 14, 2026
Protesta e studentëve/ 16 të arrestuar dhe 49 të proceduar, Policia e Ramës i akuzon për 8 vepra penale

Protesta e studentëve/ 16 të arrestuar dhe 49 të proceduar, Policia e Ramës i akuzon për 8 vepra penale

October 14, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al