Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Projekt Kodi Penal ka për qëllim përhapjen e terrorit në shoqëri!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Projekt Kodi Penal ka për qëllim përhapjen e terrorit në shoqëri!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Tritan Shehu

Projekt Kodi Penal ka për qëllim përhapjen e terrorit në shoqëri!

Ai shpreh mentalitetin e një regjimi Lindor, largon nga parimet europiane.

Ai cenon dhe parimet bazë të Kushtetutës sonë.

Reflektim!

Një sistemi ligjor ndërtohet mbi bazën e hierarkisë së normave ligjore. Kushtetuta e R.Sh. e ka të përcaktuar, në Nenin 4/2, të saj se: “Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë.”

Pra çdo marrëveshje ndërkombëtare (e ratifikuar), ligj, kod, akt normativ apo rregullore, nuk mund të jetë ndesh me parimet themelore të garantuara në Kushtetutë.

Vendi ynë, në kushtet e ndryshimeve në sistemin qeverisës pas viteve ’90, u gjend përpara nevojës emergjente për të hartuar Kodin Penal të vitit ’95.

Konstitucionalistët e kohës, pavarësisht kufizimeve, u mbështetën në praktikat më të mira të vendeve të zhvilluara, dhe në referim të Kodit Penal italian, atij gjerman apo francez, krijuan Kodin Penal, i cili vijon të jetë në fuqi, me amendime të kohë pas kohëshme.

Ky Kod ekzistues është shumë herë më i mirë, më i qartë, më progresiv e demokratik nga ai që propozohet këto ditë.

Ndërsa Projekt Kodi i ri nuk ka asnjë referim se ku është mbështetur? Në cilin legjislacion?

Sigurisht në BE jo, qartësisht importohet nga sulltanatet lindore.

Nën atë frymë, në 600 nenet e tij, më shumë nga ai ekzistues, kriminalizon gati çdo sjellje shoqërore.

Qëllimi i ligjit penal dhe/apo dënimit në demokraci është parandalimi e më tej reabilitimi e riedukimi, rifutja në shoqëri e individit që ka kryer një vepër penale. Ashpërsimi i dënimeve dhe përfshirja në të e atyre veprave që, referuar legjislacionit të vendeve europiane me të cilat synojmë dhe kemi detyrim përafrimin, apo dhe kodit tonë penal ekzistues, përbëjnë kundërvajtje penale apo më keq akoma dhe vetëm kundërvajtje administrative, jo vetëm është regresiv në kohë, por qartazi ka qëllim kufizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Një prej lirive kushtetuese që cenohen në një sërë nenesh është liria e shprehjes, edhe nëpërmjet kufizimit të lirisë së medias, si një e drejtë themelore e garantuar nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut.

Në këtë frymë, masat e dënimit janë jo proporcionale me rrezikshmërinë e veprave, duke u adaptuar kështu me mentalitetet e regjimeve.

Pra ky Kod nuk është ndërtuar për qytetarët, mbrojtur ata, dalluar keqbërësit nga viktimat, të cilët duhen vënë nën kujdesje, reabilituar e reintegruar në shoqëri.

Sepse ky Kod ka për qëllim përhapjen e terrorit në shoqëri dhe jo parimet e mësipërme të Botës demokratike.

Në një kohë kur dhe aktualisht këto janë qartësisht të kompromentuara, kur burgjet tona janë të mbushura me paraburgime, me viktima për një faturë minimale energjie, me “fajtorë pa faj”, implementimi i këtij Projekti do të përbënte një përkeqësim të thellë të nivelit të demokracisë, të drejtave, lirive në vendin tonë.

Ky projekt duhet “hedhur në kosh”!

 

Previous Post

Detajet/ “Pole Qorri” kishte marrë sërish porosi për vrasje, kush e shoqëronte kur u kap

Next Post

Sulmoi bashkinë/ I riu nga Korça: Vendim i drejtë, populli mos flejë! Rama shumë i moshuar

Next Post
Sulmoi bashkinë/ I riu nga Korça: Vendim i drejtë, populli mos flejë! Rama shumë i moshuar

Sulmoi bashkinë/ I riu nga Korça: Vendim i drejtë, populli mos flejë! Rama shumë i moshuar

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al