Sunday, September 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sulmoi bashkinë/ I riu nga Korça: Vendim i drejtë, populli mos flejë! Rama shumë i moshuar

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Sulmoi bashkinë/ I riu nga Korça: Vendim i drejtë, populli mos flejë! Rama shumë i moshuar
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kostandin Dramolli është i riu nga Korça i cili sulmoi me gurë godinën e bashkisë së qytetit të tij, pasi nuk pajtohej me aksionin e Edi Ramës për prishjen e lokaleve apo lulishteve të qytetarëve, për lirimin e hapësirave publike.

Ish-portieri i Skënderbeut dhe Bylisit, i cili la futbollin për t’iu futur muzikës rrep me nofkën “Çekiçi 14”, nuk pendohet për vendimin që ka kryer, teksa u shpreh i gatshëm ta kryejë sërish, nëse situata vijon e njëjtë.

Në një prononcim për mediat, Dramolli i bëri thirrje popullit që të reagojë dhe të mos “flejë”, kur kryeministri i bën keq, por të veprojnë me fjalë dhe me vepra. Ndër të tjera, ai e konsideroi Edi Ramën si shumë të moshuar, teksa tha se ai duhet të mendojë për rritjen e rrogave dhe për atë pjesë të popullit që s’kanë ushqim për të ngrënë.

“E ka marrë vesh gjithë Shqipëria incidentin, e bëra dhe viral në rrjetet sociale për arsyen se populli nuk duhet të jetë shumë i fjetur, duhet të çohet e të tregojë se kush është karakteri i vërtetë që ka njeriu dhe të jenë të gjithë të pastër. Këtu në vendin ku ndodhem unë tani është e rrënuar çdo gjë, fillojmë që këtu, janë lokalet këtej, janë vendet e tjera nga krahu tjetër, janë tëra të shkatërruara.

Ky është një urdhër që e dha Edi Rama, ka telefonuar këtu Sotiraqin (Filon) dhe ka shkatërruar këtu lagjen time. Pse e ka bërë këtë? E bëri se kjo ndodhi kur unë e shava në Instagram, e shava një herë nga roptë, ashtu desha ta bëja dhe e bëra, se ai bëri shumë gabim, ai nuk duhet ta bënte këtë gjë dhe unë isha shumë i acaruar ca ditë dhe prandaj bëra atë vepër aty. Ça lidhje ka kjo të vijnë të prishin nga karriget, hajde tçi biem, prishin barishtet. Ça do me barishtet. Edhe tavolinat që donin t’i hiqnin nga lokalet është shumë gabim, duhet ta marrë vesh Rama. Nga ato 4 tavolina aty, njerëzit ushqehen. Ka shumë familjar aty që nga ato 4 tavolina nxjerrin bukën e gojës, ushqimin, ndihmojnë familjen. Kjo ishte një gabim.

Ai ka erdhur ka sulmuar lagjen 14, Shëndërrjavën, Korçë. Ka sulmuar ca lokale në Korçë, i ka prishur dhe këto nuk janë një sjellje prej kryeministri.

Kryeministri duhet të ketë punën e tij, gjëja e parë duhet të shikojë popullin që ka nevojë, se ka disa që s’kanë ushqim të hanë, duhet të ngrejë rrogat, se po nuk ngriti rrogat…. Unë kam bërë dhe një video në Instagram tjetër për rrogat, ai i ka dëgjuar, por fshihet aty mbrapa, i dëgjon. Po të dojë të jetë i zoti ta mbajë. Është dhe shumë i moshuar tani. Unë po të isha tani, ja direkt jam i gatshëm, merrem tani me rrep me muzikë, por jam i gatshëm ta mbaj dhe kryeministrinë dhe të bëhem kryeministër i Shqipërisë, një ditë mbase s’i dihet.

Ky vendim ishte shumë i drejtë dhe çdo njeri duhet të jetë kështu, që të përgjigjet. Ata të bëjnë një gjë të keqe, ti duhet të bësh një gjë. S’duhet të rrish në vend, të flesh i qetë. Unë jam shumë i qetë, ndihem shumë mirë që e bëra këtë gjë dhe jam gati, në qoftë se më japin dënim me burg, kam qenë dhe i dënuar në Greqi për vepra të ndryshme, jam një çun që jam rritur në “geto” në lagjen Shëndërrjavë, gjithë shoqëria ime është gango, gjithë çunat në Europë janë gango dhe kemi edhe një mentalitet ndryshe ne.

Për mendimin tim, çdo njeri duhet të jetë i drejtpërdrejtë edhe i pastër, nuk duhet ta ulë kokën. Në jetën normale të jesh njeri i thjeshtë, të kesh kulturën, zemrën e pastër, por edhe shumë kokën nuk duhet ta ulësh, pavarësisht se sa i madh është Edi Rama. Ça do thotë ai, nuk duhet t’i zbatojë populli. Edhe populli duhet ta ngrejë zërin, të jetë gati edhe për veprat, kështu duhet të funksionojnë të gjithë bashkë.

Në qoftë se ai do të vazhdojë prapë, do shkojë më e madhe. Është edhe qyteti, se s’jam vetë, kam e shoqëri nga mbrapa, janë edhe çunat, është i tërë qyteti. Duhet të sillet mirë si duhet, se pastaj edhe Bashkia edhe kush është aty më lart do ta marrë vesh mirë s’i duhet. Një ditë do ta kuptojë. Do t’i vejë llafi edhe Edi Ramës. Të mos bëjë më nga këto gabime që mos agravohet populli.” – tha Kostandin Dramolli.

 

Previous Post

Projekt Kodi Penal ka për qëllim përhapjen e terrorit në shoqëri!

Next Post

Kur thirrjet për ‘vdekje për shqiptarët’ dhe ‘dhoma gazi’ bëhen në publik, kemi të bëjmë me një alarm

Next Post
Kur thirrjet për ‘vdekje për shqiptarët’ dhe ‘dhoma gazi’ bëhen në publik, kemi të bëjmë me një alarm

Kur thirrjet për ‘vdekje për shqiptarët’ dhe ‘dhoma gazi’ bëhen në publik, kemi të bëjmë me një alarm

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

September 5, 2026
98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

September 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al