Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi në Vlorë i 42-vjeçarit Flodian Plaku, i cili ishte shpallur në kërkim si një nga tre atentatorët në vrasjen e Gentjan Bejtjas.
Burime për mediat bëjnë me dije se ai është kapur në Orikum, teksa në momentin e arrestimit ka qenë me shtetasin Jualian Aliaj, me precedent penal në trafikun e drogës, i cili po ashtu është arrestuar.
Gjithashtu, mësohet se Flodian Plakut dhe Julian Aliajt u janë gjetur edhe dy armë zjarri pistoletë, të cilat u janë sekuestruar nga uniformat blu.
Po të njëjtat burime konfirmojnë për mediat se Policia e Shtetit kishte informacione se Flodian Plaku kishte marrë sërish porosi për të kryer vrasje me pagesë.
Flodian Plaku, pjesë e grupeve kriminale të Vlorës, ka përdorur edhe mbiemrat Mamo dhe Serjani, teksa njihet me nofkën “Pole Qorri” dhe rezulton me disa precedentë të mëparshëm penalë.
42-vjeçari nga Vlora, por që jetonte kryesisht në Greqi dhe Itali, dyshohej se fshihej në Dubai, teksa në atenatin ndaj Gentjan Bejtjas dyshohet se ka vepruaar si vrasës me pagesë.








