Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

Pikantet e Partizani-Vllaznia/ Preka nuk feston, Balaj “gërricet” me tifozët

Editor by Editor
in Sport
0
Pikantet e Partizani-Vllaznia/ Preka nuk feston, Balaj “gërricet” me tifozët
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

“Panorama Sport” ju sjell momentet pikante të ndeshjes Partizani Vllaznia, e mbyllur me shifrat 4-1. Në stadium ishin rreth 1700 të pranishëm, shifër e kënaqshme, duke marrë parasysh se ishte ditë e hënë dhe njerëzit janë të angazhuar në punë.

* Rudi Vata, ish-lojtar i Vllaznisë dhe Kombëtares shqiptare, një nga emrat më të shquar të futbollit tonë, shfaqet në tribunën kryesore, por nuk zgjedh të ulet në sektorin VIP. Ai rehatohet në ulëset e zakonshme, teksa tifozë të ndryshëm nuk ngurrojnë ta përshëndesin.

* Lojtarët e Egnatias, njëkohësisht edhe ish-ë të Partizanit, Donald Mëllugja dhe Stivjan Janku shohin ndeshjen nga shkallët e stadiumit. Një rrugë e dy punë për këtë dyshe, që shijon ndeshjen, por edhe “studiojnë” kundërshtarin e radhës, Partizanin.

* Marçelino Preka shënon golin e parë me fanellën e Partizanit, por nuk zgjedh ta festojë. Mbrojtësi është rritur tek akademia e Vllaznisë dhe në shenjë respekti ngriti duart lart.

* Bekim Balaj acaron tifozërinë e kuqe pas golit të shënuar. Nuk mungojnë ofendimet ndaj tij, teksa në fushë është Murataj që mundohet të shqetësojë sulmuesin shkodran. Sulmuesi nuk i kursen përgjigjet as ndaj tifozëve, që nuk përmbahen për disa minuta. Në fund qetësinë e vendos gjyqtari me një karton të verdhë ndaj sulmuesit.

* Mirel Josa, trajneri i Laçit, ishte i pranishëm në këtë ndeshje në shkallët e stadiumit. Megjithëse tiranasi karakterizohet nga qetësia dhe durimi, nuk qëndroi dot më shumë se 85 minuta.

* Arinaldo Rrapaj, vetëm 22 vjeç, merr shiritin e kapitenit të Partizanit pas daljes së Muratajt nga fusha e lojës.

 

Previous Post

Dy titullarë të Eganitas rrezikojnë supersfidën e fundjavës, rrogozhinasit nisin përgatitjet anti-Partizani

Next Post

Moviola e Partizani-Vllaznia/ Beqiraj korrekt, sfidë pa polemika (VIDEO)

Next Post
Moviola e Partizani-Vllaznia/ Beqiraj korrekt, sfidë pa polemika (VIDEO)

Moviola e Partizani-Vllaznia/ Beqiraj korrekt, sfidë pa polemika (VIDEO)

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Po pinte kafen e mëngjesit në lokal, plagoset me armë zjarri këngëtari në Shkodër

Po pinte kafen e mëngjesit në lokal, plagoset me armë zjarri këngëtari në Shkodër

October 27, 2026
Të shtëna me armë në Shtoj të Shkodrës, një i plagosur

Të shtëna me armë në Shtoj të Shkodrës, një i plagosur

October 27, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al