Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku dyshohet se ka mbetur i plagosur shtetasi Taulant Hoti.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në një lokal të zonës, ndërsa rrethanat e incidentit mbeten ende të paqarta.
Nuk ka ende të dhëna zyrtare për gjendjen shëndetësore të të plagosurit. Po ashtu, nuk dihen motivet e të shtënave dhe identiteti i personit që dyshohet se ka përdorur armën.








