Saturday, September 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pesë vite afat për Ohrin: UNESCO paralajmëron se degradimi nuk është ndalur

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Pesë vite afat për Ohrin: UNESCO paralajmëron se degradimi nuk është ndalur
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s vendosi t’i japë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut një afat shtesë pesëvjeçar për të zbatuar masat e kërkuara për mbrojtjen e Rajonit Natyror dhe Kulturor të Ohrit, duke shmangur për momentin përfshirjen e tij në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Organizata thekson se degradimi i vlerave të jashtëzakonshme universale të zonës nuk është ndalur.

Vendimi u mor nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s gjatë sesionit të tij të 48-të, pas shqyrtimit të raportit mbi gjendjen e ruajtjes së Rajonit Natyror dhe Kulturor të Ohrit.

“Pesë vite nuk janë fitore”

Inxhinieri dhe ambientalisti Arian Merolli e cilëson të gabuar entuziazmin e shfaqur nga zëvendëskryeministri gjatë mbledhjes online të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, pas vendimit për të mos e futur Rajonin e Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.

“Zëvendëskryeministri ishte shumë i gëzuar që Rajoni i Ohrit nuk u fut në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Mua kjo më habiti, sepse do të ishte më mirë të ishte futur në atë listë. Kjo do të rriste presionin e UNESCO-s dhe të institucioneve ndërkombëtare mbi qeverinë për të marrë masa konkrete për mbrojtjen e rajonit”, thotë Merolli.

Sipas tij, afati pesëvjeçar i dhënë nga UNESCO rrezikon të mos sjellë rezultat nëse mungon vullneti politik.

“Pas pesë vitesh kjo qeveri mund të mos jetë më në pushtet dhe mund të thotë: ‘Punë e madhe, nuk jemi më ne’. Prandaj nuk i shqetëson fakti që u dha një afat pesëvjeçar. Shqetësimi im është nëse ata e dinë çfarë duhet të bëjnë gjatë këtyre pesë viteve. Unë besoj se nuk e dinë”, vijon ai.

Sipas inxhinierit Arian Merolli, strategjia e hartuar me kërkesë të UNESCO-s për menaxhimin dhe rivitalizimin e Liqenit të Ohrit duhet të shoqërohet me një plan të detajuar zbatimi, me afate dhe buxhete të përcaktuara. Ai thekson se Maqedonia e Veriut e ka avancuar këtë proces duke e kaluar strategjinë në mbledhjen e qeverisë dhe duke krijuar një grup ndërinstitucional për zbatimin e saj, ndërsa Shqipëria mbetet pas në këtë drejtim.

“Plani i detajuar duhet të kalojë bashkë me buxhetin në qeveri. Mund të thuash se do ta zbatosh strategjinë, por nëse nuk përcakton se nga do të gjenden fondet dhe kush do të jetë përgjegjës për zbatimin, atëherë ajo mbetet vetëm një dokument”, shprehet Merolli, duke shtuar se rekomandimet e UNESCO-s mund të japin rezultat vetëm nëse ka vullnet politik nga të dyja vendet.

Presioni i betonit

Për Shqipërinë, UNESCO mirëpret nisjen e punimeve konservuese në Kishën Paleokristiane të Linit dhe përpjekjet për forcimin e mbrojtjes ligjore të Linit dhe gadishullit të tij. Megjithatë, organizata shpreh keqardhje për mungesën e progresit në përballimin e presioneve nga zhvillimi urban dhe turistik.

Në veçanti, ajo thekson se nuk është bërë përparim në rishikimin dhe zvogëlimin e projektit pesëkatësh në Tushemisht, në pezullimin e projektit “Drilon–Tushemisht Waterscape”, në rishikimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Pogradecit për të përjashtuar urbanizimin në zonat ekologjikisht të ndjeshme, si dhe në ndalimin e avancimit të rrugës së bypass-it të Pogradecit. UNESCO kërkon që këto projekte të mos vijojnë derisa të hartohen dhe të shqyrtohen vlerësimet e ndikimit.

“Tushemishti është dëmtuar rëndë. UNESCO ka shprehur keqardhje për mënyrën se si po ndërhyhet në zonë dhe ka kërkuar pezullimin e punimeve derisa projektet dhe specifikimet teknike të miratohen nga institucionet shkencore të saj. Ata kanë thënë se do t’i dërgojnë, por nuk e di çfarë është bërë deri tani”, shprehet Merolli.

Citizens ka raportuar edhe më herët për presionin e ndërtimeve në Parkun e Drilonit, si projekti “Pyjet e Drilonit”, një projekt që parashikon 8 struktura, të cilat arrijnë deri në gjashtë kate.

Merolli përmbyll se, përveç ndërtimeve që po e vendosin këtë rajon në rrezik, shqetësim mbetet edhe mosfunksionimi i rrjetit të ujërave të zeza, si dhe mungesa e menaxhimit të peshkimit. Sipas tij, askush nuk e di saktësisht se sa peshk zihet në liqen, pasi mungon regjistrimi i peshkatarëve dhe një bazë të dhënash e nevojshme për menaxhimin e burimeve.

Pa të dhëna të sakta, thekson ai, nuk mund të ketë një menaxhim funksional dhe të qëndrueshëm të liqenit.

Liqeni i Ohrit shtrihet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me një sipërfaqe rreth 358 km² dhe thellësi maksimale 288 metra, duke e bërë një nga liqenet më të thellë dhe më të vjetër në Evropë. Ai ka një biodiversitet unik, me shumë specie endemike të faunës dhe florës, ndërsa rreth tij ndodhen qytete historike, përfshirë qytetin e Ohrit në Maqedoninë e Veriut./ citizens.al

Previous Post

“Tentakulat” e deputetit Vasil Llajo “kapin” tenderin 6 mln euro në Spitalin e Traumës

Next Post

Nafta zbret me 15 lekë, çmimi 199 lekë/litri në pikat e karburanteve

Next Post
Nafta zbret me 15 lekë, çmimi 199 lekë/litri në pikat e karburanteve

Nafta zbret me 15 lekë, çmimi 199 lekë/litri në pikat e karburanteve

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës
AKTUALITET

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës

by Redaktor Redaktor
September 17, 2026
0

Policia e Shtetit ka arrestuar Kastriot Hasko dhe Ertis Shehun, në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Fierit për...

Read moreDetails
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kartëmonedhat e reja Euro, qytetarët pjesë e vendimmarrjes

Kartëmonedhat e reja Euro, qytetarët pjesë e vendimmarrjes

September 19, 2026
Mes 46 dhe 100 bashkive

Mes 46 dhe 100 bashkive

September 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al