Sunday, October 25, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Përgjimet e SPAK/ Kush është personazhi misterioz “Toto Rina”…

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Përgjimet e SPAK/ Kush është personazhi misterioz “Toto Rina”…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Artan Hoxha është i ftuar sonte në emisionin “Opinion”, ku ka zbuluar detaje të reja lidhur me operacionin e fundit të kryer nga SPAK.

Në studion e “Opinion”, Hoxha foli edhe për një personazh i quajtur “Toto Rina”. Sipas gazetarit ky personazh është zbërthyer nga SPAK dhe mund të jetë arrestuar.

“Toto Rina”, sipas gazetarit, ka komunikuar me grupin e ekzekutorëve dhe me ish-pjesëtarin e Forcave Speciale, Bujar Gërmizin.

Për këtë të fundit, Hoxha shprehet se sipas dosjes hetimore, ka shërbyer si njeriu që ka bërë lidhjen midis personave që kanë bërë porosinë dhe ekzekutorëve.

“Telefoni “Sky”, i cili komunikon me Bujar Gërmizin ka nofkën “Toto Rina”. Ky është njeriu që ka mbajtur kontaktin. Nuk e ka nxjerrë SPAK deri tani. Unë e di dhe besoj se SPAK e ka arrestuar. Ai e ka nofkën “Toto Rina” dhe ai është njeriu që komunikon me grupin e ekzekutorëve dhe me Bujar Gërmizin. Kjo është pjesa e Shqipërisë, vrasjet dhe konfliktet të brendshme që janë shtrirë dhe jashtë”,-tha Hoxha.

Hoxha tha se pritet një komunikim nga SPAK në ditët në vijim për tu marr vesh se kush është ky person.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu, Hoxha tha se nga informacionet e tij, Ervin Mata dhe drejtuesi i organizatës më të madhe të narkotrafikut në Bolivi kanë udhëtuar dhe me mjet ajror në territorin shqiptar.

Blendi Fevziu: Ku ndodhet Ervin Mata tani?

Artan Hoxha: 1 vit më parë, ka pasur informacion që Ervin Mata ka ardhur në Shqipëri me një person, i cili konsiderohet atje si drejtuesi i organizatës më të madhe të narkotrafikut në Bolivi. Ka ardhur në Shqipëri bashkë me të. Ai ka qëndruar në Shqipëri dhe kanë lëvizur me sa di unë edhe me mjet ajror në territorin e Shqipërisë. Është larguar, gjatë kësaj kohe ka qëndruar më tepër jashtë.

Blendi Feviu: Kishte dyshime se ai merrej me trafik, flitej rëndomë në grupin e gazetarëve që merrej me trafik.

Artan Hoxha: Dyshime ka shumë, çështja është si të shkosh tek prova. Ekspozimi i Ervin Matës u bë pas ngjarjes në Bllok. Pas ngjarjes në Bllok, Ervin Mata ka pasur disa momente… sepse është një nga personazhet më kontraversë të narko-trafikut. Mund ta gjesh një muaj në kulm se mund të ketë lëvizur një sasi prej 1 ton-1 ton e gjysmë kokainë dhe muajin tjetër mund ta gjesh krejtësisht pa Lekë duke kërkuar para. Pra është një personazh shumë i çuditshëm, paguante çmimet e kokës për të bërë aktivitete kulturore, klipe e ku di unë për të realizuar gjëra të tilla. Ervin Mata hyn kryesisht tek pjesa e narkotrafikut, e trafikimit të sasive më të mëdha në Bashkimin Europian.

Previous Post

Dhuna në “Maracana”, reagon presidenti i FIFA-s

Next Post

Përgjimet e SKY, si u mor peng Ervin Mata në mes të ditës nga Martinaj

Next Post
Përgjimet e SKY, si u mor peng Ervin Mata në mes të ditës nga Martinaj

Përgjimet e SKY, si u mor peng Ervin Mata në mes të ditës nga Martinaj

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Të gjithë jemi Erjon Vishkulli”, protestuesit veshin bluzat me mesazhin e solidaritetit

“Të gjithë jemi Erjon Vishkulli”, protestuesit veshin bluzat me mesazhin e solidaritetit

October 25, 2026
Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

October 25, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al