Thursday, October 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

PD kërkon dorëheqjen e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
PD kërkon dorëheqjen e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë Rama, krijimin e një qeverie kujdestare për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme dhe më pas shpërndarjen e Parlamentit.

PD shprehet se Shqipëria nuk mund të mbahet peng nga një pushtet që e sheh çdo protestë si kërcënim.

“Prej 48 orësh, Shqipëria po përjeton lëvizjen më të fuqishme studentore të 35 viteve të fundit. Kjo është përgjigjja e një brezi që refuzon të pranojë më tej keqqeverisjen, arrogancën, korrupsionin dhe kapjen e shtetit nga pushteti i Edi Ramës.

Kjo lëvizje nuk është thjesht një protestë kundër një qeverie. Është një revoltë kundër një modeli të krijuar nga Edi Rama që u ka vjedhur të rinjve shpresën, u ka cenuar qytetarëve besimin dhe po e largon Shqipërinë gjithnjë e më shumë nga e ardhmja europiane.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është dhe do të mbetet pa asnjë ekuivok në krah të studentëve, nxënësve, të rinjve dhe të rejave, si dhe të çdo qytetari që ngrihet për dinjitet, drejtësi dhe një Shqipëri më të mirë.

Ne dënojmë fuqimisht dhunën shtazarake të Edi Ramës ndaj studentëve, që kanë kulmuar me thyrje të këmbëve, koçkave, fraktura të rënda në kokë, dhe dëmtime të tjera shumë të rënda.

Në këto momente, detyra jonë politike dhe qytetare është e qartë: të jemi pranë protestuesve, të mbështesim kërkesat e tyre dhe të dëgjojmë zërin e një brezi që nuk pranon më të trajtohet me përbuzje nga pushteti.

Kur studentët janë në rrugë, kur universitetet përballen me bojkotin dhe kur kërkesat e tyre kërkojnë përgjigje politike, institucionet nuk mund të sillen sikur asgjë nuk po ndodh. Nuk mund të ketë normalitet parlamentar përballë një krize të thellë politike dhe shoqërore, ndërsa zëri i qytetarëve shpërfillet dhe kërkesat e tyre mbeten pa përgjigje.

Për ne, mesazhi është i qartë: studentët në rrugë, deputetët e opozitës në krah të tyre. Nuk mund të ketë fasadë normaliteti institucional kur qytetarët kërkojnë ndryshim dhe pushteti zgjedh të mos i dëgjojë.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike mbështet kërkesat politike për ndryshim dhe, në këtë moment vendimtar, qëndron përkrah kërkesave për:

1. Dorëheqje e menjëhershme e qeverisë së Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie kujdestare, me mision të vetëm përgatitjen dhe garantimin e zgjedhjeve të parakohshme, të lira dhe të ndershme.

2. Menjëherë më pas, vetshpërndarjen e Parlamentit aktual, i cili nuk mund të pretendojë se përfaqëson normalisht vullnetin e qytetarëve përballë krizës së besimit dhe kërkesës për ndryshim.

Shqipëria nuk mund të mbahet peng nga një pushtet që e sheh çdo protestë si kërcënim dhe çdo kërkesë për llogaridhënie si sulm ndaj vetes.

Studentët nuk kanë nevojë për leksione arrogance, as për premtime të radhës. Ata meritojnë përgjigje, përgjegjësi dhe ndryshim real.

Sot, përgjegjësia është e qartë: të dëgjohet zëri i qytetarëve dhe t’i hapet rrugë një zgjidhjeje politike që i kthen vendit legjitimitetin demokratik.”– thuhet në deklaratë.

Previous Post

Policia ndjek me vrap të rinjtë në Rrugën e Durrësit, gjimnazistët shtrihen në tokë dhe goditen

Next Post

Pamje të rënda nga protesta e të rinjve, policia e godet me shkopinj gome dhe “i mbyll gojën” të riut

Next Post
Pamje të rënda nga protesta e të rinjve, policia e godet me shkopinj gome dhe “i mbyll gojën” të riut

Pamje të rënda nga protesta e të rinjve, policia e godet me shkopinj gome dhe "i mbyll gojën" të riut

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina
AKTUALITET

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

by Pali
October 10, 2026
0

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes së naftës dhe benzinës në Shqipëri. Sipas vendimit të datës...

Read moreDetails
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Industria e armëve nën hetim nga SPAK , ku qëndrojnë Emiljano Dusha dhe MSSC në këtë skandal?

Industria e armëve nën hetim nga SPAK , ku qëndrojnë Emiljano Dusha dhe MSSC në këtë skandal?

October 10, 2026
Jared Kushner thyen heshtjen për projektin miliardësh në Zvërnec: Nëse miratohet shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë me breza

Jared Kushner thyen heshtjen për projektin miliardësh në Zvërnec: Nëse miratohet shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë me breza

October 9, 2026
Kishin planifikuar vrasje, kush janë tre të rinjtë e arrestuar në Lezhë

Kishin planifikuar vrasje, kush janë tre të rinjtë e arrestuar në Lezhë

October 9, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Familjarët i çojnë për të ngrënë policit në krye të detyrës, fëmija i vogël e përqafon

Familjarët i çojnë për të ngrënë policit në krye të detyrës, fëmija i vogël e përqafon

October 15, 2026
Efektivët gjuajnë me gurë protestuesit pranë selisë së PS-së

Efektivët gjuajnë me gurë protestuesit pranë selisë së PS-së

October 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al