Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK, ministren e re të Shëndetësisë Klodiana Spahiu, për plagjiaturë me temën e diplomës.
PD kallëzon ministren duke e akuzuar për plagjiaturë të plotë, pa hequr madje as presjet dhe qëllimin.
Avokatja Adriana Kalaja deklaron se PD do bëjë kallëzime edhe për ministra dhe deputetë të tjerë si Taulant Balla dhe Ulsi Manja.
“Duhet të kthejnë pas paratë e marra nga titujt shkencorë, fokus do jenë edhe ministrat që kanë marrë tituj e grada shkencore. Dija arrihet me forcë dhe punë, jo duke kopjuar e vjedhur siç është rasti i ministers së Shëndetësisë, Klodiana Spahiu.
Jo vetëm që ka marërë plagjaturë temën, por s’e ka minimalin e ruajtjes së kopjimit. Jemi besimplotë se SPAK, do nisë me Spahiun dhe personat e tjerë.
Ne s’kemi marrë ende përgjigje se Balluku e ka diplomën e shkollës së lartë të falsifikuar. Ka pasur kallëzim, pastaj do merremi me Taulant Ballën e Ulsi Manjën, bashkë me grabitjen që i kanë bërë vendint, të na grabisin edhe dijen. Ne vijmë me subjektin që është kompetencë e SPAK.”








