Pas rreth shtatë orësh, është hapur segmenti i bllokuar i rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, i cili u bllokua pasi traseja u mbulua nga qindra metër kub gurë e dhe, të cilët ranë nga shpati i kodrës.
Shpati në fjalë është pjesë e punimeve për ndërtimin e një segmenti të trasesë së re rrugore, pjesë e projektit të njohur si Korridori Tetë, ku aktualisht po operon kompania “A N K” shpk.
Autoritetet rrugore apelojnë për kujdes maksimal nga drejtuesit e mjeteve, duke theksuar rëndësinë e respektimit të sinjalistikës.
Ndërkohë që mësohet se në trasenë e rrugës ka akoma mbetje të mëdha shkëmbore që kishin zënë rrugën.








