Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pas prerjes së fondeve nga qeveria hungareze, oligarku i ONE kërkon kontrata në Shqipëri

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Pas prerjes së fondeve nga qeveria hungareze, oligarku i ONE kërkon kontrata në Shqipëri
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pronari hungarez i grupit 4iG dhe kompanisë celulare One Telecommunication u takua për të dytën herë brenda pak muajsh privatisht me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, në përpjekje për të mbyllur ujdi dhe kontrata në Shqipëri.

Rënia e Viktor Orban nga pushteti dhe sulmi që kryeministri i ri hungarez Peter Magyar ka nisur ndaj 4iG-së si simbol i korrupsionit të qeverisë së shkuar, duket se e ka detyruar oligarkun Gellert Jaszai të kërkoi kontrata dhe fonde publike në Shqipëri.

“Gellért Jászai, kryetari dhe CEO i 4iG Nyrt., zhvilloi bisedime me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë mbi operacionet aktuale të grupit në Shqipëri dhe mundësitë e ardhshme të investimit. Në takim u rishikua situata e One Albania, një filial i 4iG, si dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm në fushën e telekomunikacionit,” shkruajnë mediat hungareze për takimin e fshehtë të ndodhur tre ditë më parë.

Këtë herë fokusi me sa duket kanë qenë kontratat në industrinë e mbrojtjes.

“Gellért Jászai theksoi gjatë takimit se 4iG Űr és Védelmi Technológiák Zrt. është e gatshme të marrë një rol strategjik në Shqipëri, duke kontribuar në zhvillimin e kapaciteteve të industrisë së mbrojtjes së vendit dhe në forcimin e mundësive të eksportit në rajon,” shkruan Privatbanker.

Për këtë qëllim Jaszai është takuar edhe me ministrin e mbrojtjes Ermal Nufi, ku sipas asaj që bëjnë të ditur mediat hungareze, ka negociata të avancuara.

“Kryetari dhe CEO i 4iG vazhdoi serinë e bisedimeve me ministrin shqiptar të Mbrojtjes, Ermal Nufi, duke identifikuar disa fusha konkrete bashkëpunimi, për të cilat do të vazhdojnë diskutimet në periudhën e ardhshme. Ministri përgjegjës për politikën e mbrojtjes dhe zhvillimin e industrisë shqiptare të mbrojtjes konfirmoi se Shqipëria synon një bashkëpunim të ngushtë me kompanitë e mbrojtjes të vendeve partnere, me qëllim forcimin e konkurrueshmërisë dhe aftësisë eksportuese të industrisë kombëtare të mbrojtjes,” raporton Privatebanker.

Aksionet e 4iG kanë humbur 60 për qind të vlerës së tyre, që nga fillimi i vitit duke zbritur aktualisht në 1700 forinta për aksion nga 4475 forinta që ishte çmimi në fillim të vitit.

Pasi prerjes së fondeve nga qeveria hungareze, oligarku i ONE kërkon

4iG konsiderohet si kompania më e ekspozuar politikisht në Hungari, e cila u fry përmes kontratave të drejtëpërdrejta nga qeveria, përfshirë një kontratë sekrete 3.5 miliardë euro pak javë para zgjedhjeve, të cilën Magyar është zotuar se do ta rishikojë.

Një ditë më parë agjencia e lajmëve Reuters e përfshiu grupin 4iG në emrat e 4 kompanive që rrezikojnë të dalin nga tregu pas rrotacionit në Hungary.

“Kompanitë e ekspozuara politikisht, të tilla si konglomerati i ndërtimit dhe energjisë Opus Global, zhvilluesi i pasurive të paluajtshme Appeninn, firma e telekomunikacionit 4iG (dhe MBH Bank (MBHB.BU), kanë përjetuar rënie të ndjeshme të çmimeve të aksioneve, teksa investitorët faktorizuan primet e humbura të kontrollit politik,” shkruan Reuters.

Duke cituar burime nga qeveria, ish zyrtarë dhe analistë agjencia ndërkombëtare shkruan se disa nga këto kompani do të zhduken.

Pas kërcënimeve në Hungari, me sa duket Gellert Jaszai ka hedhur sytë nga Shqipëria për të shpëtuar kompaninë e tij përmes kontratave dhe favoreve qeveritare. /Kapitali.al

Tags: One TelecommunicationViktor Orba
Previous Post

1 në 6 stacione plazhi me cilësi të keqe, ujërat e zeza vijojnë të derdhen në det dhe liqen

Next Post

SHBA jep “dritën jeshile”, DASH njofton ratifikimin e marrëveshjes me Shqipërinë për kredinë 302 mln $ për mbrojtjen

Next Post
SHBA jep “dritën jeshile”, DASH njofton ratifikimin e marrëveshjes me Shqipërinë për kredinë 302 mln $ për mbrojtjen

SHBA jep “dritën jeshile”, DASH njofton ratifikimin e marrëveshjes me Shqipërinë për kredinë 302 mln $ për mbrojtjen

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bashkëpunim për një komunitet më të informuar dhe aktiv

Bashkëpunim për një komunitet më të informuar dhe aktiv

November 6, 2026
Rënia e euros, Berisha akuzon qeverinë: Po fshihet fenomeni i narko-euros

Rënia e euros, Berisha akuzon qeverinë: Po fshihet fenomeni i narko-euros

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al