Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

1 në 6 stacione plazhi me cilësi të keqe, ujërat e zeza vijojnë të derdhen në det dhe liqen

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
1 në 6 stacione plazhi me cilësi të keqe, ujërat e zeza vijojnë të derdhen në det dhe liqen
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një në gjashtë pika të monitoruara në plazhet dhe zonat liqenore të Shqipërisë rezultoi me cilësi të keqe gjatë vitit 2025, duke kërkuar masa të menjëhershme. Nga 123 stacione monitorimi, 22 ose 17.8% u vendosën në kategorinë më problematike, ndërsa inspektimet evidentuan shkarkime të drejtpërdrejta të ujërave urbane të patrajtuara në det dhe liqen në disa prej destinacioneve kryesore turistike.

Situata është përmirësuar krahasuar me vitin 2024, por Pogradeci, Vlora dhe Durrësi vijojnë të kenë një përqendrim të lartë pikash problematike. Në Pogradec, gjysma e stacioneve të monitoruara rezultuan me cilësi të keqe, ndërsa në Vlorë dhe Durrës kjo kategori përfshiu përkatësisht 30% dhe 29% të pikave.

Të dhënat janë pjesë e Raportit të Gjendjes në Mjedis 2025 të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, bazuar në monitorimin mikrobiologjik të kryer në plazhet detare dhe zonat e larjes në Pogradec e Lin. Vlerësimi është bërë sipas përqendrimit të baktereve Escherichia coli dhe enterokokëve intestinalë, të cilët përdoren si tregues të ndotjes fekale të ujërave.

Pikat me cilësi të keqe bien nga 33 në 22

Nga 123 pikat e monitoruara, 44 ose 35.9% u klasifikuan me cilësi të shkëlqyer, 41 ose 33.3% me cilësi të mirë dhe 16 ose 13% me cilësi të mjaftueshme. Pjesa tjetër, 22 pika, u klasifikua me cilësi të keqe dhe me nevojë për masa të menjëhershme.

Krahasuar me vitin 2024, numri i pikave me cilësi të shkëlqyer u rrit nga 18 në 44, ndërsa pesha e tyre në total u zgjerua nga 14.64% në 35.9%, një rritje prej 21.26 pikësh përqindjeje.

Në të njëjtën periudhë, pikat me cilësi të keqe u reduktuan nga 33 në 22. Pesha e kësaj kategorie ra nga 26.82% në 17.8%, ose me 9.02 pikë përqindjeje. Megjithatë, rreth 31% e stacioneve vijojnë të kenë vetëm cilësi të mjaftueshme ose të keqe, çka tregon se përmirësimi nuk është shtrirë në të gjithë vijën bregdetare dhe liqenore.

Pogradeci, katër nga tetë pika me cilësi të keqe

Sipas të dhënave, zona më problematike është Lin–Pogradec, ku katër nga tetë pikat e monitoruara, ose 50%, u klasifikuan me cilësi të keqe. Pikat problematike janë Hotel 1 Maji, Tushemisht–Hotel Millennium, Hotel Depo dhe Voloreka.

Në Volorekë, përqendrimi i E. coli arriti në 1,186 kundrejt normës 500, ndërsa enterokokët intestinalë arritën në 1,665 kundrejt normës 200. Te Hotel 1 Maji, treguesit ishin përkatësisht 602 dhe 1,149, ndërsa te Hotel Depo 545 dhe 718.

Gjatë inspektimit, pranë Hotel 1 Maji dhe në Volorekë u konstatua se kanali i Buçimasit vijonte të derdhte ujëra drejtpërdrejt në liqen. Një kanal i hapur shkarkonte edhe pas pikës Hotel Depo, ndërsa ujërat që dalin nga Driloni derdheshin po ashtu në liqen. Raporti evidenton se në pikat me ndotje kishte prani të drejtpërdrejtë të shkarkimeve urbane.

Në Vlorë, kanalet e hapura derdhen drejtpërdrejt në det

Në plazhet e Vlorës, tre nga dhjetë stacione, ose 30%, u klasifikuan me cilësi të keqe. Bëhet fjalë për Shkollën e Marinës, Plazhin e Ri dhe pikën Lokali Boja 1.

Vlerat më të larta u regjistruan te Shkolla e Marinës, ku treguesi i E. coli arriti në 4,093 kundrejt normës 250, ndërsa enterokokët intestinalë në 2,458 kundrejt normës 100. Në Plazhin e Ri, vlerat ishin përkatësisht 690 dhe 632.

Inspektimi evidentoi praninë e disa kanaleve dhe tubacioneve që derdhen në det. Pranë Shkollës së Marinës, kanali i përhershëm ishte mbuluar vetëm në një pjesë të gjatësisë, ndërsa më tej ujërat dilnin në sipërfaqe dhe derdheshin në det. Një kanal tjetër i hapur pranë zonës së përshkruar në raport si Burger King shkarkonte ujëra të ndotura dhe përhapte erë të rëndë, ndërsa shkarkime direkte u konstatuan edhe pranë Plazhit të Ri dhe pikës Boja.

Durrësi me gjashtë pika problematike

Në Durrës, gjashtë nga 21 stacione, ose rreth 29%, rezultuan me cilësi të keqe. Raporti veçon si problematike zonën pas kanalit në Plepa, ku u konstatuan shkarkime të ujërave urbane të patrajtuara dhe erë e rëndë.

Në këtë pikë, përqendrimi i E. coli arriti në 3,559 kundrejt normës 250, ndërsa enterokokët intestinalë në 3,795 kundrejt normës 100. Edhe Plazhi Zhiron kishte vlera shumë të larta, përkatësisht 1,741 dhe 3,980.

Përveç gjashtë pikave me cilësi të keqe, katër pika të tjera në Durrës u klasifikuan vetëm me cilësi të mjaftueshme. Në total, gati gjysma e 21 stacioneve të qytetit nuk arritën kategorinë “cilësi e mirë” ose “cilësi e shkëlqyer”.

Në anën tjetër, plazhet e Palasës, Drimadhës, Dhërmiut, Jalës, Livadhit, Himarës, Qeparoit, Borshit dhe Lukovës u klasifikuan me cilësi të shkëlqyer në të gjitha pikat e monitoruara, duke krijuar një kontrast të fortë me zonat ku vijojnë shkarkimet e ujërave të patrajtuara.

Raporti lidh ndotjen e ujërave të larjes kryesisht me aktivitetet në tokë, përfshirë shkarkimin e ujërave urbane të patrajtuara dhe përdorimin e fertilizantëve. Inspektimet synojnë pikërisht identifikimin e burimeve pikësore ose të shpërndara, si kanalet dhe shkarkimet që përfundojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi në plazhe./ekofin.al

Tags: detDurresgolemplazhujra te ndotura
Previous Post

“Fundoset” euro, shënon kursin më të ulët të të gjitha kohërave

Next Post

Pas prerjes së fondeve nga qeveria hungareze, oligarku i ONE kërkon kontrata në Shqipëri

Next Post
Pas prerjes së fondeve nga qeveria hungareze, oligarku i ONE kërkon kontrata në Shqipëri

Pas prerjes së fondeve nga qeveria hungareze, oligarku i ONE kërkon kontrata në Shqipëri

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rënia e euros, Berisha akuzon qeverinë: Po fshihet fenomeni i narko-euros

Rënia e euros, Berisha akuzon qeverinë: Po fshihet fenomeni i narko-euros

November 6, 2026
Ardit Gjebrea në SPAK: U pyeta si dëshmitar, jo si person nën hetim

Ardit Gjebrea në SPAK: U pyeta si dëshmitar, jo si person nën hetim

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al