Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Paqja fiskale, Tabaku: Qeveria po mbron klientët duke fshehur listën e faljeve tatimore

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Paqja fiskale, Tabaku: Qeveria po mbron klientët duke fshehur listën e faljeve tatimore
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë se po shkel ligjin për procedurat tatimore duke mos bërë publike listën e tatimpaguesve që përfitojnë nga falja e borxheve në kuadër të të ashtuquajturës “Paqe Fiskale”.

Në një postim në rrjete sociale, Tabaku publikoi nenin përkatës të Ligjit për Procedurat Tatimore, i cili sipas saj  detyron qeverinë të bëjë transparente të dhënat e tatimpaguesve për të cilët kanë nisur procedurat e mbledhjes me forcë.

Sipas Tabakut, prej muajsh ajo ka kërkuar zyrtarisht nga Ministria e Financave listën e përfituesve të faljeve tatimore dhe të borxheve të fshira.

Postimi i Tabakut:

Prej muajsh kam kërkuar nga Ministria e Financave listën e tatimpaguesve që po përfitojnë nga “Paqja Fiskale” dhe nga faljet selektive të borxheve. Kërkesë legjitime, institucionale dhe e domosdoshme për transparencë publike.

Ministri i Financave e ka premtuar vetë në seancë plenare se kjo listë do t’i vihej në dispozicion Komisionit të Ekonomisë dhe Financave. Megjithatë, sot ministria deklaroi zyrtarisht se nuk mund ta japë.

Kjo përbën një shkelje të qartë ligjore. Neni 25/1 i Ligjit për Procedurat Tatimore përcakton qartë se të dhënat identifikuese të tatimpaguesit dhe detyrimet e papaguara, për të cilat kanë nisur procedurat e mbledhjes me forcë, NUK konsiderohen konfidenciale. Pra ligji UA LEJON publikimin.

Dikur, deri para disa vitesh, vetë administrata tatimore i publikonte rregullisht listat e debitorëve. Sot i fsheh.

Refuzimi për t’i vënë në dispozicion këto të dhëna nuk është “ruajtje konfidencialiteti”, por mungesë transparence. Mbrojtje e klientelizmit. Favorizim i të fortëve dhe penalizim i qytetarëve të zakonshëm që paguajnë çdo detyrim.

Paqja Fiskale nuk mund të jetë pazari fiskal i qeverisë.

Parlamenti ka të drejtë të dijë kush përfiton falje dhe kush trajtohet me standart të dyfishtë. Transparenca është detyrim ligjor dhe garanci që shteti nuk përdoret për të shpërblyer klientë e oligarkë.

Previous Post

Vrasja e Mondi Mëhallës, Nevzat Spaho “kyç” gojën para policisë

Next Post

Nga Prada tek Gucci, 13 gjigantët e modës nën hetim për mashtrim

Next Post
Nga Prada tek Gucci, 13 gjigantët e modës nën hetim për mashtrim

Nga Prada tek Gucci, 13 gjigantët e modës nën hetim për mashtrim

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Qytetari në protestë denoncon dhunën ndaj të birit: E mbajtën tre ditë në komisariat pa ndihmë mjekësore

Qytetari në protestë denoncon dhunën ndaj të birit: E mbajtën tre ditë në komisariat pa ndihmë mjekësore

November 7, 2026
U aksidentua gjatë punës, humb jetën minatori në minierën e Martaneshit

U aksidentua gjatë punës, humb jetën minatori në minierën e Martaneshit

November 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al