Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nga Prada tek Gucci, 13 gjigantët e modës nën hetim për mashtrim

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Nga Prada tek Gucci, 13 gjigantët e modës nën hetim për mashtrim
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Karabinierët kanë trokitur së fundmi në dyert e disa prej emrave më të njohur të modës: Versace, Gucci, Prada, Dolce&Gabbana, Missoni, Ferragamo, Yves Saint Laurent, Givenchy, Pinko, Coccinelle, Adidas, Alexander McQueen Italia dhe Off-White Operating.

Italia, një vend me traditë industriale dhe legjislacion të fortë për punën, po përballet me një realitet shqetësues: sektori i luksit dhe modës, që konsiderohet ndër më prestigjiozët dhe fitimprurësit në botë, duket se fsheh një rrjet të sofistikuar të punës së paligjshme. Hetimi i prokurorisë së Milanos, i drejtuar nga Paolo Storari, ka treguar se disa punishtet klandestine, shpesh me drejtim kinez, përdorin punëtorë në kushte që hetuesit i krahasojnë me skllavërinë.

Trembëdhjetë marka të mëdha po shqyrtohen aktualisht: nga Versace dhe Gucci, tek Prada dhe Dolce&Gabbana. Vitrinat luksoze dhe produktet e përkryera nuk tregojnë historinë reale të prodhimit – kush i qep, në çfarë kushte dhe për çfarë pagese. Hetuesit duan të kuptojnë pse mallrat e markave të tilla prestigjioze përfundojnë në fabrika që shkelin ligjet më bazike të punës dhe sigurisë.

Dorëzimi i dokumenteve

Inspektorati i Punës i Karabinierëve ka lëshuar 13 urdhra për dorëzimin e dokumenteve nga shtëpitë e modës të përfshira, përfshirë kontratat me furnizuesit, auditimet e brendshme dhe çdo informacion mbi linjat e prodhimit dhe punëtorët. Qëllimi është të identifikohen furnizuesit problematikë, numri i punëtorëve të shfrytëzuar dhe artikujt e prodhuar në mënyrë të paligjshme që do të dërgoheshin më pas në tregun ndërkombëtar.

Markat janë ftuar vullnetarisht të paraqesin planet e tyre të parandalimit dhe auditimet, në mënyrë që të përmirësojnë sistemin e kontrollit pa u përballur menjëherë me kërkesa gjyqësore të rënda. Kjo qasje është pjesë e një formule të re hetimore, që u jep kompanive mundësinë të ristrukturojnë kontratat dhe nënkontratat pa penalizime të menjëhershme, siç ndodhi më parë me Tod’s S.p.A., Alviero Martini, Armani, Dior, Valentino dhe Loro Piana, të cilat po monitorohen për dyshime për shkelje neglizhente.

Hetimi ka zbuluar se që nga viti 2015, dhe më intensivisht nga viti 2017, karabinierët kanë raportuar rregullisht anomalitë te gjyqtarët. Fabrikat klandestine, shpesh të drejtuara nga shtetas kinezë, punojnë në kushte të ngjashme me konviktet, shkelin standardet më bazike higjienike, nuk paguajnë rregullisht dhe shkelin oraret e punës. Të njëjtat fabrika kanë prodhuar mallra për marka prestigjioze ndërkombëtare, të cilat më pas shiteshin me çmime të fryra në tregun e luksit, ndonjëherë deri në 10,000% më shumë se kostoja e prodhimit.

Prokurori Paolo Storari e ka përshkruar këtë fenomen si një “politikë gjyqësore” të qëllimshme, duke theksuar nevojën për një përgjigje të qartë dhe të vendosur nga drejtuesit e industrisë së modës, në mënyrë që të parandalohen shfrytëzimet e ardhshme dhe të rritet transparenca në zinxhirin e furnizimit.

Previous Post

Paqja fiskale, Tabaku: Qeveria po mbron klientët duke fshehur listën e faljeve tatimore

Next Post

Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, del lista me 10 kandidatët

Next Post
Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, del lista me 10 kandidatët

Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, del lista me 10 kandidatët

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026
Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al