Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

OSHEE injoron hetimet e SPAK, i beson tenderin 720 mijë euro për sigurinë kibernetike kunatit të Ermal Beqirit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE
0
OSHEE injoron hetimet e SPAK, i beson tenderin 720 mijë euro për sigurinë kibernetike kunatit të Ermal Beqirit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Hetimet e nisura nga SPAK duket se nuk mjaftojnë si pengesë që kompanitë e individëve nën hetim apo personave të lidhur me ta të vazhdojnë të përfitojnë fonde publike. Së fundmi, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, institucion nën varësinë e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka finalizuar një procedurë prokurimi ku fituese është shpallur një kompani e lidhur me Ermal Beqirin, biznesmenin e shpallur në kërkim nga SPAK për abuzimet me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Procedura e prokurimit kishte si objekt “Mirëmbajtjen dhe vlerësimin e cenueshmërisë (vulnerabiliteteve), si dhe të ekspozimit kundrejt risqeve kibernetike për të dhënat e sistemeve IT”, me një fond limit prej 694 milionë lekësh ose rreth 723 mijë eurosh. Qëllimi i këtij tenderi të shpallur nga OSHEE ishte kontraktimi i një operatori ekonomik, i cili për një periudhë 12-mujore do të merrte në ngarkim monitorimin e dobësive në sistemet kompjuterike dhe vlerësimin e rreziqeve që kanosin të dhënat shtetërore nga sulmet kibernetike.

Ok 1.PNG

Zhvillimi i kësaj gare ka ngritur dyshime të forta mbi ligjshmërinë dhe konkurrencën e ndershme, për shkak të skemës së përdorur nga operatorët pjesëmarrës. Në procedurë u regjistruan katër kompani, por dy prej tyre nuk paraqitën asnjë ofertë ekonomike, duke krijuar indicie se përfshirja e tyre u bë thjesht formalisht për të plotësuar numrin minimal të parashikuar ligjor të pjesëmarrësve. Mes kompanive që hynë në garë pa paraqitur ofertë financiare ishte pikërisht edhe “Soft & Solution”, që është në pronësi të biznesmenit Ermal Beqiri.

222222.PNG

Në përfundim të procesit, OSHEE shpalli fituese kompaninë “Communication Progress”, e cila është në pronësi të Gentian Likajt, i identifikuar nga hetuesit si bashkëjetuesi i motrës së Ermal Beqirit. Oferta me të cilën kjo kompani u shpall fituese kapte vlerën e rreth 92% të fondit limit.

Sipas dosjes hetimore të SPAK, Gentian Likaj është një emër i njohur për drejtësinë dhe dyshohet se ka shërbyer si një person i besuar për të vijuar skemën e përfitimit të fondeve publike, në momentin kur kompanitë kryesore të Beqirit ranë nën dritën e kuqe të autoriteteve. Vetëm gjatë viteve të fundit, kompania “Communication Progress” ka përfituar mbi 21 milionë euro përmes procedurave që dyshohet se kanë pasur kritere të paracaktuara.

Për shkak të këtyre transaksioneve të dyshimta dhe lidhjeve të afërta me të përfshirët në mega-skandalin e AKSHI-t, Likaj është përfshirë zyrtarisht në fashikujt e hetimit dhe është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm nën akuzat për korrupsion dhe manipulim të prokurimeve publike.

Megjithatë, statusi i tij si person nën hetim penal, nuk e ka ndaluar OSHEE-n në varësi të ministrit Enea Karakaçi që t’i besojë kompanisë në fjalë sigurinë kibernetike të institucionit dhe një kontratë të re prej 723 mijë eurosh./vna

Tags: Hetimet e SPAKkunatit të Ermal Beqiritosheesigurinë kibernetiketenderin 720 mijë euro
Previous Post

Begaj kujtohet pas 25 ditësh për protestat: Qytetarët kanë të drejtë të shprehen

Next Post

Një grup protestuesish do të kalojnë përsëri natën te kryeministria

Next Post
Një grup protestuesish do të kalojnë përsëri natën te kryeministria

Një grup protestuesish do të kalojnë përsëri natën te kryeministria

Franca bëhet vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç
BOTË

Franca bëhet vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

by Redaktor Redaktor
July 22, 2026
0

Franca është vendi i parë në Bashkimin Evropian që ka miratuar një ligj për kufizimin e aksesit në rrjetet sociale...

Read moreDetails
Projekti “Smart City”/ BIRN: Mbi 118 milionë euro për vendosjen kamerave inteligjente, por kush e garanton sigurinë?!

Projekti “Smart City”/ BIRN: Mbi 118 milionë euro për vendosjen kamerave inteligjente, por kush e garanton sigurinë?!

August 6, 2026
“Jam i papunë”, por zgjedh hotelin 1100 euro nata, sa 2 muaj rrogë e ish-vartësve të tij/ Alibia e ish-zyrtarit të Policisë, Ulian Shpataraku pas sherrit në Dhërmi

“Jam i papunë”, por zgjedh hotelin 1100 euro nata, sa 2 muaj rrogë e ish-vartësve të tij/ Alibia e ish-zyrtarit të Policisë, Ulian Shpataraku pas sherrit në Dhërmi

August 8, 2026
“Në Londër me Range Rover për 24 mijë pound”, Sky News zbulon skemën e re të trafikimit

“Në Londër me Range Rover për 24 mijë pound”, Sky News zbulon skemën e re të trafikimit

August 7, 2026
Hetimi për korrupsion në Partinë Socialiste, kryeministri mohon akuzat: Nuk kisha dijeni

Hetimi për korrupsion në Partinë Socialiste, kryeministri mohon akuzat: Nuk kisha dijeni

June 5, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Radiant World nën hetim, Raiffeisen dhe Intesa ekspozohen me qindra mln euro kredi

Radiant World nën hetim, Raiffeisen dhe Intesa ekspozohen me qindra mln euro kredi

August 11, 2026
Si po fiton qeveria nga rënia e euros; Pesha e borxhit në valutë,në nivelin më të ulët të dekadës

Si po fiton qeveria nga rënia e euros; Pesha e borxhit në valutë,në nivelin më të ulët të dekadës

August 11, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al