Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Begaj kujtohet pas 25 ditësh për protestat: Qytetarët kanë të drejtë të shprehen

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Begaj kujtohet pas 25 ditësh për protestat: Qytetarët kanë të drejtë të shprehen
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pas 25 ditësh protestash të pandërprera kundër qeverisë dhe ndërsa tubimet janë shtrirë jo vetëm në Tiranë, por edhe në disa qytete dhe shtete ku jetojnë shqiptarë, Presidenti Bajram Begaj ka gjetur më në fund kohë për të reaguar.

Teksa prej ditësh ndodhej në një vizitë zyrtare në Kirgistan, ku në rrjetet sociale qarkulloi edhe një video ku ai luante lojën tradicionale “pesë gurë” me banorë vendas, kreu i shtetit ka thyer heshtjen për protestat që kanë hyrë tashmë në javën e katërt.

Në një aktivitet për 100-vjetorin e Prefekturës së Tiranës, Begaj deklaroi se qytetarët po shprehin shqetësimet e tyre në mënyrë paqësore dhe se e drejta për t’u shprehur është një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta.

“Ky aktivitet zhvillohet në një moment kur qytetarë po shprehin publikisht shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre në mënyrë paqësore.  

Në respekt të pozicionit kushtetues, neutralitetit  kushtetues, mund të theksoj se e drejta për t’u shprehur dhe për të marrë pjesë në jetën publike është një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta, e cila duhet të ushtrohet në  pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Konsolidimi i demokracisë dhe zhvillimi i qëndrueshëm i vendit mbështeten në angazhimin e përbashkët të qytetarëve dhe institucioneve për të vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe interesin  kombëtar dhe  atë publik.

Korniza kushtetuese,  së bashku me rregullat e shtetit ligjor dhe  demokracisë përbëjnë garancinë kryesore për funksionimin e drejtë të shoqërisë. Si President i Republikës, mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës, të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, si dhe në nxitjen e një klime bashkëpunimi dhe dialogu që i shërben interesit kombëtar dhe publik, të ardhmes evropiane dhe përkatësisë dhe vlerave Euroatlantike të vendit”,– tha Begaj.

Deklarata vjen pasi Presidenti kishte shmangur çdo koment publik për protestat e zhvilluara për 25 ditë radhazi para Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa protestuesit prisnin një qëndrim nga institucioni më i lartë i shtetit, Begaj dukej i angazhuar me axhendën e tij.

Vetëm pas rikthimit nga Kirgistani, Presidenti vendosi të kujtojë se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, duke theksuar se kjo duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Tags: bajram begajproteste
Previous Post

Protesta e 25-të kundër Ramës, aktivisti: Përshkallëzimi i qytetarëve do shkojë deri në bllokimin e institucioneve

Next Post

OSHEE injoron hetimet e SPAK, i beson tenderin 720 mijë euro për sigurinë kibernetike kunatit të Ermal Beqirit

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve
AKTUALITET

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

by Redaktor Redaktor
September 24, 2026
0

Shkarkohet nga detyra Ilir Topi, drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH). “Boldnews.al” mëson se vendimi...

Read moreDetails
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Dëmtimi i rëndë e la të paralizuar, hapet GoFundMe për të ndihmuar Enean

Dëmtimi i rëndë e la të paralizuar, hapet GoFundMe për të ndihmuar Enean

September 27, 2026
“Ka pranuar marrëdhënien jashtëmartesore me Ballukun”/ Elton Qyno zbardh deklaratën e bujshme të Igli Tares në SPAK

“Ka pranuar marrëdhënien jashtëmartesore me Ballukun”/ Elton Qyno zbardh deklaratën e bujshme të Igli Tares në SPAK

September 26, 2026
Ergys Agasi i ka blerë Grida Dumës makinë 150 mijë euro?

Ergys Agasi i ka blerë Grida Dumës makinë 150 mijë euro?

September 24, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

EMRI/ I dënuar për vrasje, arrestohet në Itali 28-vjeçari shqiptar

EMRI/ I dënuar për vrasje, arrestohet në Itali 28-vjeçari shqiptar

September 29, 2026
Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

September 29, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al