Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Operacion antidrogë në Itali/ Goditet grupi kriminal në Pescara, hetimi shtrihet deri në Shqipëri

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in KRONIKE
0
Operacion antidrogë në Itali/ Goditet grupi kriminal në Pescara, hetimi shtrihet deri në Shqipëri
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një operacion i gjerë antidrogë është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Pescara-s, ku autoritetet italiane ekzekutuan 16 masa sigurie ndaj personave të përfshirë në një rrjet të strukturuar të trafikut të lëndëve narkotike, mes të cilëve janë edhe disa shtetas shqiptarë.
Sipas mediave italiane, 9 prej të dyshuarve u arrestuan dhe u dërguan në burg, ndërsa 7 të tjerë u vendosën në arrest shtëpie.
Vendimi është rezultat i një hetimi të nisur në mars të vitit 2024, i cili bëri të mundur mbledhjen e provave ndaj personave të përfshirë, në role të ndryshme, në një sistem të strukturuar të trafikut të lëndëve narkotike.
Sipas autoriteteve, të dyshuarit vepronin në role të ndryshme brenda një organizate kriminale që kontrollonte shpërndarjen e drogës në ambientet e ashtuquajtura “Pescara bene”.

Operacioni, i koduar “MareMagnum”, përfshin një shtrirje të gjerë territoriale, nga Pescara dhe Montesilvano deri në provinca të tjera të Italisë, me degëzime që arrinin edhe në Shqipëri. Hetuesit arritën të rindërtojnë të gjithë zinxhirin e trafikut, nga shitësit e nivelit të ulët deri te drejtuesit e organizatës.
Sipas hetimeve, rrjeti kriminal mbante nën kontroll edhe persona pa precedentë penalë, përfshirë tregtarë dhe profesionistë, duke krijuar një sistem të mirëorganizuar shpërndarjeje.
Veprimtaria e paligjshme i siguronte grupit të ardhura deri në 150 mijë euro në muaj. Gjatë më shumë se një viti hetimesh, efektivët e Seksionit Operativ të Pescara-s sekuestruan sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike, mes tyre rreth dy kilogramë kokainë, identifikuan dhjetëra përdorues droge dhe arrestuan disa persona, përfshirë edhe individë që janë mes të hetuarve aktualë.

Previous Post

Kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve, “zbutet” PS: Do ndëshkojmë vetëm 10 ligjvënës

Next Post

Tenderi i Bashkisë Lezhë pa garë reale — 17 milionë lekë për “evadimin e mbetjeve inerte” i jepet vetëm një kompanie

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al