Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Një plumb pistolete nga pas sapo zbriti nga makina, Elton Javori u vra 100 metra larg shtëpisë

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Një plumb pistolete nga pas sapo zbriti nga makina, Elton Javori u vra 100 metra larg shtëpisë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Vendi u trondit paraditen e kësaj të enjteje nga një vrasje që ndodhi rreth orës 11:00, në qytetin e Fierit. Viktimë e kësaj ngjarjeje mbeti Elton Javori, 41-vjeç. Ai dyshohet se u ekzekutua me një plumb pistolete, sapo zbriti nga makina e tij, për shkaqe dhe në rrethana momentalisht të panjohura.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “16 Prilli”, rreth 100 metra nga shtëpia e tij. Teksa nuk ka ende shumë detaje për këtë vrasje, gazetarja Anila Sefa, në një lidhje direkte në Klan News tha se 41-vjeçari nuk njihej si problematik në zonë e as nuk rezulton me precedentë penalë.

Megjithatë Sefa thotë se 41-vjeçari është nipi i Demir Backës. Ky i fundit, vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit, u vra me breshëri plumbash më 23 Tetor të 2021-it pranë një qendre tregtare në Fier.“Ai është banor i kësaj zone, rreth 100 metër ka banesën. Është një ngjarje që sapo ka ndodhur, është ende e paqartë situata, por e shtëna ka ardhur nga një pistoletë dhe ka vetëm një plumb në qafë, pra dyshohet se është qëlluar nga afër. Viktima nuk njihet si problematik në zonë. E njohin si një njeri të qetë që nuk ka shkaktuar ndonjëherë probleme në zonë, as policia nuk e ka një informacion nëse ka qenë i dënuar më parë apo jo. Do të duhet pak kohë për të zbardhur dinamikën e saj”, tha Sefa mes të tjerash.

Në njoftimin e saj për mediat, policia tha se e ka identifikuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje dhe aktualisht po punon për kapjen e tij.

Viktima Elton Javori mësohet se kishte rreth 3 muaj që ishte kthyer nga Gjermania.

Previous Post

“Revolucioni i karrigeve pati seancën e radhës”, Çuçi ironizon aksionin e opozitës: Pa diskutim ka një anomali nga…

Next Post

FOTO/ Sarah Berisha është shtatzënë? Motra e saj e ka një përgjigje

Next Post
FOTO/ Sarah Berisha është shtatzënë? Motra e saj e ka një përgjigje

FOTO/ Sarah Berisha është shtatzënë? Motra e saj e ka një përgjigje

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Furgoni përplaset me zetorin në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, një i plagosur /EMRI

Furgoni përplaset me zetorin në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, një i plagosur /EMRI

July 22, 2026
Lufta për algoritmin: Qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës

Lufta për algoritmin: Qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës

July 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al