Monday, November 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Në luftë me jetën: Delvina, kali që i mbijetoi flakëve, simbol i shpresës mes rrënojave

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Në luftë me jetën: Delvina, kali që i mbijetoi flakëve, simbol i shpresës mes rrënojave
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Javën e kaluar, ndërsa flakët përfshinë zona të tëra të Shqipërisë, banorët u detyruan të largoheshin me nxitim për të shpëtuar jetën e tyre, pa pasur kohë të shpëtonin bagëtitë. Tani që zjarret po shuhen, pasojat e tragjedisë po dalin në pah: dhjetëra kafshë të ngordhura, të tjera të plagosura rëndë dhe njerëz që vajtojnë humbjen e pasurisë më të shtrenjtë.

Në mesin e shpresës dhe dhimbjes, disa vullnetarë po përpiqen të kthejnë jetën aty ku ka mbetur vetëm shkatërrim, shkruan Reuters. Maria Cristina Medina, një shtetase zvicerane që drejton strehën e kafshëve Tierhilfe pranë Tiranës, ishte pranë një kali të djegur në Delvinë, teksa veterineri i jepte antibiotikë dhe trajtim për plagët. Kali, i cili tani mban emrin “Delvina”, nisi të hante e të pinte menjëherë pas mjekimit.

“Delvina ka një shans të mirë për të mbijetuar, pasi mushkëritë e saj nuk u dëmtuan. Ajo po lufton fort për jetën”, tha Medina, e përlotur, ndërsa pranë saj një gomar me djegie të rënda priste kujdesin e radhës.

Në luftë me jetën: Delvina, kali që i mbijetoi flakëve,

Çdo ditë, ajo dhe ekipi i saj marrin dhjetëra telefonata dhe foto kafshësh të lënduara. Shumë prej tyre, për fat të keq, nuk kanë mundur të shpëtohen.

“Pashë fotografi të kafshëve të djegura, qava dhe madje vjellja, por pastaj u ktheva dhe vazhdova, sepse ata kanë nevojë për mua”, rrëfeu ajo.

Në fshatin Skënderbegas, ku më shumë se 30 shtëpi dhe hambare u shkatërruan, dëshmitë e dhimbshme janë kudo: skelete dhish, lopësh dhe gomarësh të shpërndara mes rrënojave.

Manjola Doci, një banore e fshatit, tha me lot në sy: “Flakët mbërritën shumë shpejt. Ne po nxitonim të shpëtonim fëmijët, por nuk munda ta liroja lopën nga zinxhirët”. Lopa e saj, një muajshe shtatzënë, pësoi djegie të rënda. Një fqinj humbi 12 dhitë, një tjetër tre lopë – një goditje e rëndë për një zonë ku bagëtitë janë burim jetese.

Midis tragjedisë, historia e Delvinës mbetet një dritë shprese. Një kafshë që lufton për jetën e saj është bërë simbol i forcës, por edhe i humanizmit të atyre që nuk dorëzohen përballë dhimbjes.

Previous Post

Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, plan masash për mbarëvajtjen e trafikut

Next Post

Vrau dhe groposi në arën me misër Enver Bajraktarin, zbulohet përplasja e autorit me viktimën 3 vite më parë

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën
AKTUALITET

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

by Redaktor Redaktor
November 7, 2026
0

Në vijim të denoncimeve të publikuara nga Maska.al për dyshime mbi ndërhyrjet, presionet dhe praktikat korruptive brenda administratës doganore, një...

Read moreDetails
EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

October 30, 2026
Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

November 4, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

BE-ja përfshihet në negociatat për paqen në Ukrainë, delegacioni evropian drejt Abu Dhabit

BE-ja përfshihet në negociatat për paqen në Ukrainë, delegacioni evropian drejt Abu Dhabit

November 9, 2026
Qytetarët në spital me të vjella dhe diarre, drejtori i Ujësjellësit të Vlorës: Uji është i mirë, e pinë edhe fëmijët e mi

Qytetarët në spital me të vjella dhe diarre, drejtori i Ujësjellësit të Vlorës: Uji është i mirë, e pinë edhe fëmijët e mi

November 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al