Friday, July 24, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Meta mesazh nga burgu: Më 11 Maj arkivojmë përgjithmonë klimën armiqësore ndaj biznesit

Editor by Editor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Meta mesazh nga burgu: Më 11 Maj arkivojmë përgjithmonë klimën armiqësore ndaj biznesit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar një audiomesazh,  ku thotë se shqiptarët si kurrë më parë do të bashkohen në kutitë e votimit “për të dërrmuar- sic thotë ai- sektin më të pabesë që shpopulloi vendin”.

Meta shprehet se “Partia e Lirisë ka një rol historik për të luajtur më 11 Maj dhe për të kontribuar për rotacionin më të rëndësishëm që nga 22 Marsi 1992”.

Sipas tij, ‘më 11 Maj me votën tonë arkivojmë përgjithmonë klimën armiqësore ndaj biznesit dhe sipëmarrjes dhe çelim një perspektivë fantastike duke garantuar klimën më miqësore ndaj biznesit’.

Mesazhi i Ilir Metes

Të dashur qytetarë, shok dhe miq në tërë Shqipërinë dhe anembanë botës,

Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë,

Edhe 10 ditë na ndajnë nga fitorja historike e 11 Majit kur shqiptarët si kurrë më parë do të bashkohen në kutitë e votimit për të dërrmuar sektin më të pabesë që shpopulloi vendin tonë qëllimisht.

Edhe 10 ditë për të dërrmuar me votë regjimin e inceneratorëve që nuk ekzistojnë apo që nuk punojnë por që me lekët e vjedhura nga ju fabrikon sondazhe të rreme për të dekurajuar frymën e madhe dhe të pandalshme të ndryshimit.

Katër vite më parë rezultati i zgjedhjeve ishte i trukuar ende pa filluar fushata dhe arbitrat tip McGonigal ishin blerë siç u provua botërisht.

Tani kjo është një betejë e vërtetë dhe është një betejë për të garantuar ekzistencën e kombit tonë dhe mbrojtjen e familjes shqiptare nga sekti më i rrezikshëm në botë i “Prindit 1 dhe Prindit 2”.

Është një betejë për të shpëtuar gjysmën e fëmijëve të shqiptarëve që nuk ushqehen dot tre herë në ditë. Jo vetëm kaq, por për t’i mbrojtur fëmijët e të gjithë shqiptarëve edhe nga abuzimi siç bën patrpësisht dhe publikisht Kreu i Organizatës Kriminale edhe në këtë fushatë.

Ndaj programi ynë është programi që mbështet menjëherë çdo familje shqiptare dhe çdo pensionist, që në 100 ditët e para të qeverisjes.

Me ne, investitor strategjik është qytetari shqiptar, është çdo fermer shqiptar dhe çdo sipërmarrës shqiptar dhe Shqipëria bëhet fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajonin tonë.

Më 11 Maj me votën tonë arkivojmë përgjithmonë klimën armiqësore ndaj biznesit dhe sipëmarrjes dhe çelim një perspektivë fantastike duke garantuar klimën më miqësore ndaj biznesit, duke rikthyer lirinë ekonomike për t’u dhënë oksigjen të gjithëve dhe për të nxjerrë nga intubimi i regjimit një popull të tërë plot aftësi dhe energji të ndrydhura nga ky regjim represiv dhe kleptokratik.

Partia e Lirisë ka një rol historik për të luajtur më 11 Maj dhe për të kontribuar për rotacionin më të rëndësishëm që nga 22 Marsi 1992.

Sot unë firmosa letrën e 4 mijë në këtë fushatë të pazakontë dhe çdo minutë tani, për mua por edhe për të gjithë ju, merr vlerën e orës, çdo orë merr vlerën e ditës dhe çdo ditë deri më 11 Maj merr vlerën e viteve dhe të dekadave që vijnë për të garantuar Shqipërinë e shqiptarëve të lirë, krenarë, të begatë dhe zotër në vendit e tyre duke hedhur në Lanë regjimin e kukullës së Sorosit që shpopulloi Shqipërinë dhe e shndërroi vendin tonë në një federatë bandash dhe kartalesh.

Me fjalët e poetit të pavdekshëm, Havzi Nelës “O Liri, o vdekje” dhe me programin tonë shpëtimtar për çdo pensionist, për çdo familje shqiptare, për të rinjtë dhe për të rejat tona të vrapojmë drejt fitores së 11 Majit, që do t’i bashkojë shqiptarët si kurrë më parë rreth interesit kombëtar dhe interesit publik, rreth Kushtetutës dhe së ardhmes europiane.

VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”!

VOTO ILIR METAJ – QARKU TIRANË

 

 

Previous Post

Rama vazhdon “vallen” në Kuçovë: Kur ju them çyryk mos e merrni personale

Next Post

Vota e diasporës/ Rreth 45% e emigrantëve kanë kthyer votat nga jashtë, kryeson Italia

Next Post
Vota e diasporës/ Rreth 45% e emigrantëve kanë kthyer votat nga jashtë, kryeson Italia

Vota e diasporës/ Rreth 45% e emigrantëve kanë kthyer votat nga jashtë, kryeson Italia

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
VIDEO/ Publikohet momenti i aksidentit te TEG-u ku humbën jetën dy persona

VIDEO/ Publikohet momenti i aksidentit te TEG-u ku humbën jetën dy persona

July 22, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aksidenti/ Institucioni i Kreshnik Bajraktarit, për një muaj iu dha patenta betonieresh dy egjiptianëve

Aksidenti/ Institucioni i Kreshnik Bajraktarit, për një muaj iu dha patenta betonieresh dy egjiptianëve

July 23, 2026
Skandaloze/ Shefi i Komisariatit nr.1 Ervin Hasrama arreston gazetarët që raportojnë nga protesta

Skandaloze/ Shefi i Komisariatit nr.1 Ervin Hasrama arreston gazetarët që raportojnë nga protesta

July 23, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al