Sunday, September 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi, ngjarje e ndodhur më 4 qershor në Tiranë, ku i dyshuari kryesor, Armand Shakaj, vijon të jetë në kërkim.

Gjatë seancës gjyqësore, ku iu caktua masa arrest me burg, Enea Zyferi, i cili akuzohet për përkrahje të autorit të krimit, ka mohuar të ketë dijeni për fatin e Eglant Koçit.

“Armand Shakaj më kërkoi të fikja dritat. Më tha se do të nxirrte një frigorifer. Nuk kam asnjë dijeni për fatin e Eglant Koçit. E njoh sepse punoj si kamarier në lokalin e Armandit”, deklaroi ai para gjykatës.

Sipas dëshmisë së tij, Zyferi ka parë Koçin të hynte në ambientet e biznesit të Shakajt, por pretendon se nuk di asgjë më tej për atë që ka ndodhur.

Ai tregoi gjithashtu se Shakaj i kishte kërkuar të çonte automjetin në lavazh për ta pastruar.

Sipas hetimeve paraprake, Armand Shakaj dyshohet se e ka thirrur Eglant Koçin në ambientet e biznesit të tij, pranë shkollës “Ismail Qemali”, përballë Drejtorisë së Policisë së Shtetit. Hetuesit dyshojnë se aty 34-vjeçari është mbajtur peng dhe më pas është vrarë.

Prokuroria dyshon se për të nxjerrë trupin nga ambienti, Shakaj i kërkoi kamarierit të fikte dritat, me arsyetimin se do të transportonte një frigorifer. Megjithatë, edhe pse energjia elektrike ishte ndërprerë, kamerat e sigurisë kanë regjistruar lëvizje që, sipas hetuesve, tregojnë momentin kur trupi i Koçit vendoset në një automjet.

Dyshohet se më pas trupi është transportuar dhe fshehur në një zonë të thellë të Lundrës, ndërsa autori i dyshuar ka tentuar të humbasë gjurmët. Sipas policisë, motori i viktimës është dërguar në zonën e “5 Majit”, me qëllim devijimin e hetimeve, ndërsa ambienti ku dyshohet se ndodhi krimi është pastruar.

Hetuesit kanë gjetur gjurmë gjaku si në ambientin ku dyshohet se Koçi është mbajtur peng, ashtu edhe në automjetin e përdorur, çka ka forcuar dyshimet se 34-vjeçari është vrarë.

Armand Shakaj është shpallur në kërkim për veprat penale të rrëmbimit dhe vrasjes, ndërsa motivi i dyshuar i krimit lidhet me konfliktet për portofolet e kriptomonedhave.

Tags: Armand ShakajEglant KoçiEnea Zyferi
Previous Post

Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës

Next Post

Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë

Next Post
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë

Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës
AKTUALITET

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës

by Redaktor Redaktor
September 17, 2026
0

Policia e Shtetit ka arrestuar Kastriot Hasko dhe Ertis Shehun, në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Fierit për...

Read moreDetails
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

September 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Pankartat nga protesta e 113-të: Fund pazareve të kryetarëve, vota u takon qytetarëve!

Pankartat nga protesta e 113-të: Fund pazareve të kryetarëve, vota u takon qytetarëve!

September 20, 2026
Aksident në aksin Maqellarë–Peshkopi, nënë e bir nisen drejt Tiranës

Aksident në aksin Maqellarë–Peshkopi, nënë e bir nisen drejt Tiranës

September 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al