Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Vodicë në Poliçan, në vendin e quajtur “Çesma e Thatë”, ku mjeti doli nga rruga në një kthese dhe përfundoi në kanalin kullues.
Si pasojë e aksidentit, u plagosën tre shtetasit, Veiz Shermalli,60-vjeç, Rabushe Shermalli,78-vjeçe dhe Liljana Shermalli,58-vjeçe,të tre banues në fshatin Vodicë të bashkisë Poliçan.
Ata ishin anëtarë të së njëjtës familje dhe mjeti drejtohej nga 58-vjeçarja Liljana Shermalli.
Ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku edhe kanë marrë mjekimin e nevojshëm, ndërkohë që për shkak të frakturave të marra,78-vjeçarja Rabushe Shermalli është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë








