Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Liria funksionon”, PD përshëndet qëndrimin e DASH: E drejta vonoi, por u kthye në vend

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
“Liria funksionon”, PD përshëndet qëndrimin e DASH: E drejta vonoi, por u kthye në vend
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ka reaguar pas raportimeve për një qëndrim të ri të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) në lidhje me liderin e saj, Sali Berisha.

Në një deklaratë për mediat, PD e cilëson këtë qëndrim si një “kthim te legalitetit”, pas një periudhe të gjatë që sipas saj ka qenë e ndikuar nga administrata Biden dhe lobimi i George Soros dhe kryeministrit Edi Rama.

“Drejtësia ka vonuar, por është vendosur falë administratës së Presidentit Trump”, thuhet në deklaratën zyrtare të PD-së.

Sipas PD-së, nuk është thjesht fjala për të drejtën e Sali Berishës për të udhëtuar, por për betejën e opozitës për të mos u emëruar nga pushteti.

“Nuk është liria për të udhëtuar e Sali Berishës, që është penguar këto vite, por është liria e popullit shqiptar për të zgjedhur udhëheqësit e vet”, thekson deklarata.

“Përshëndesim qëndrimin e Departamentit të Shtetit. Nuk ka qenë beteje per lirine e Sali Berishës për të udhëtuar, por lufta e tij dhe demokratëve per te drejten e shqiptareve që opozitën të mos e emërojë pushteti.”

Partia Demokratike vlerëson dhe përshëndet qëndrimin e Departamentit të Shtetit, të bërë publik nga media amerikane, si të drejtë dhe kthim të legalitetit, të marrë peng nga administrata Biden me lobimin e George Soros dhe Edi Ramës.
E drejta ka vonuar, por është vënë në vend, falë administratës së Presidentit Trump, fitorja e të cilit i ka shërbyer botës së lirë, me mesazhin e fortë dhe të drejtë, që u përsërit edhe në fjalën e zv. Presidentit Vance në Mynih.
Partia Demokratike, në emër të kryetarit të saj, Sali Berisha, të 26 partive të koalicionit, dhe të demokratëve, që mbajtën barrën e qëndresës, falenderon Deparatamentin e Shtetit për qëndrimin e drejte dhe parimor!
Nuk është liria për të udhëtuar e Sali Berishës, që është penguar këto vite, por është liria e popullit shqiptar për të zgjedhur udhëheqësit e vet, dhe për të pasur një opozitë që nuk e emëron pushteti.
Amerika nuk është e panjohur me këtë skenar, siç e ka dëshmuar katër vitet e fundit në gjuetinë e shtrigave kundër Presidentit Trump.
Sekretari i Shtetit, Republikani James Baker, e pat thënë, në Sheshin “Skënderbej”, 34 vite më pare: “liria funksionon”.
Ajo funksionoi edhe sot.“

Previous Post

Goxhaj: Nuk dua që të jem deputet, por avokat… në Parlament!

Next Post

Hetimi për krimet zgjedhore, Altin Dumani zbarkon në Prokurorinë e Shkodrës

Next Post
Hetimi për krimet zgjedhore, Altin Dumani zbarkon në Prokurorinë e Shkodrës

Hetimi për krimet zgjedhore, Altin Dumani zbarkon në Prokurorinë e Shkodrës

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

November 7, 2026
Qytetari në protestë denoncon dhunën ndaj të birit: E mbajtën tre ditë në komisariat pa ndihmë mjekësore

Qytetari në protestë denoncon dhunën ndaj të birit: E mbajtën tre ditë në komisariat pa ndihmë mjekësore

November 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al