Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama e ka zakon që të postojë dy apo tre herë në vit për Lëpushën, fshatin mes Alpeve në skajin më verior të Shqipërisë. “Lëpusha si zemër”, shkroi Rama në janar të këtij viti në Facebook, në krye të një postimi me foto fëmijësh që luajnë në dëborë.

Pamjet, kartolina të zgjedhura me kujdes, paraqesin një atmosferë idilike. Por përtej tyre,  Lëpusha, njësoj si shumë fshatrat të ngjashëm në të gjithë vendin, po braktiset çdo vit.

Pavarësisht numrit në rritje të turistëve, numri i banorëve që zgjedhin të jetojnë në Lëpushë është gjithmonë e më i vogël. Ndërkohë, ata që qëndrojnë aty përballen me probleme sistemike të pazgjidhura prej dekadash.

“Këtu ka 500 problematika, nuk ka drita, nuk ka ujë të qëndrueshëm, njerëzit kanë ik masivisht,” thotë Tonin Shkoza, 55 vjeç. “S’ka rrugë, s’ka qendër shëndetësore, nuk ka asgjë,” shton ai.

Pjesëmarrja në tre zgjedhjet e fundit tregon se si fshati po braktiset gradualisht. Në vitin 2021 në Lëpushë votuan 141 veta, në vitin 2023 votuan 122 dhe në zgjedhjet e majit të këtij viti kishte vetëm 100 votues. Edhe më treguese është mungesa e fëmijëve në shkollë.

“Në fshatin Lepushë funksionon një shkollë 9-vjeçare, në të cilën aktualisht është i regjistruar 1 nxënës”, i tha BIRN në një përgjigje me shkrim bashkia e Malësisë së Madhe.

Banorët thonë se pse turistët janë në rritje, infrastruktura është e lënë pas dore, shërbimi shëndetësor mungon dhe izolimi në dimër i lë ata të pashpresë.

Pa nxënës dhe mjekë

Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që

Xhemina Torozi, infermierja që mbulon e vetme tre fshatra të zonës. Foto: Françeska Ndoja.

Suela, 10 vjeçe, është e vetmja nxënëse e mbetur në shkollën 9-vjeçare të Lëpushës. Ajo jeton në një botë që nuk e ndan me askënd tjetër të moshës së saj dhe është çdo ditë e vetme në klasë. Vajza thotë se bën tri orë mësim çdo ditë, pa asnjë shok apo shoqe.

Rrugën për në shkollë e bën në këmbë dhe në dimër, kjo është shumë e vështirë.

“Ka borë deri në gju, vonohem dy orë vetëm për të shkuar e ardhur,” thotë nxënësja, e cila ëndërron të bëhet mjeke për të ndihmuar banorët e zonës.

Në fakt, fshati nuk ka mjek.

Mjeku i vetëm është në Tamarë, rreth 24 kilometra larg apo rreth 36 minuta me makinë nëse rruga është e lirë nga bllokimet prej dëborës apo gurëve që ishin të pranishëm, kur ne e vizituam zonën.

Xhemina Torozi, infermierja e vetme që mbulon tri zona, Lepushën, Budacin dhe Gropat e Selcës, thotë se përballet e vetme me sfida që shkojnë përtej detyrës së saj. Torozi thotë se në pjesën më të madhe ofron shërbim në shtëpi dhe në mungesë të ambulancës, urgjencat i transporton me makinën e saj.

“Qendra shëndetësore funksionon, por pa kushte: mungojnë dritat dhe uji. Kam pajisje shumë të kufizuara. Në raste emergjente, i marr në makinën time pacientët dhe i çoj në Tamarë sepse nuk kemi ambulancë”, thotë ajo.

Infermierja thotë se në zonë mungojnë edhe medikamentet thelbësore për ndërhyrje urgjente. “Mungojnë ilaçet bazë: antibiotikë, shurupe, gjilpëra kundër helmimit. I blejnë turistët ose unë vetë që t’i kem në gatishmëri”, thotë ajo.

Torozi thotë se shumica e banorëve të mbetur në zonë janë mbi 60-vjeç dhe kanë probleme me tensionin dhe zemrën. Kjo e komplikon punën e saj.

Sfidat e turizmit

Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që

Leonard Çekaj, pronar i një bujtine në Lëpushë. Foto: Françeska Ndoja.

Ndryshe nga banorët e zonës, bashkia e Malësisë së Madhe pretendon se njerëzit nuk po largohen, por po rikthehen në Lëpushë. Bashkia lavdëron për këtë të ashtuquajturën “Paketa e maleve”, një iniciativë të diskutueshme që u bë ligj vetëm në fillim të majit.

“Kjo lëvizje është frymëzuar kryesisht nga “paketa e maleve” , iniciativë  zhvillimore që stimulon banorët të rikthehen në zonë përmes përfitimeve ekonomike”,  tha Bashkia e Malësisë së Madhe në një përgjigje me shkrim.

Siç e ka prezantuar qeveria, paketa synon të stimulojë rikthimin e banorëve për të investuar në tokat e të parëve edhe nëse nuk kanë dokumente pronësie, por janë vetëm posedues të saj.

Megjithatë, banorët e Lëpushës thonë se premtimet nga Tirana nuk mbajnë shumë ujë.

Numri i turistëve në rritje dhe biznesi i bujtinave që mban në këmbë ekonominë e vogël të Lëpushës nuk ngjall optimizëm. Bujtinat e ngritura vite më parë, nëntë të tilla ndodhen në Lëpushë, tani kanë vështirësi të gjejnë punonjës.

“Në 12-13 vitet e fundit fshati është zbrazur, sepse nuk ka perspektivë, nuk ka mbështetje”, thotë Leonard Çekaj, 28-vjeç, i cili është një nga të paktët të rinj që jeton me agroturizmin në zonë. Çekaj thotë se prindërit dhe vëllezërit e të tjerë që ndihmonin në biznesin familjar, prej kohësh janë larguar për në Amerikë.

Për paradoks, bujtina e Çekajt ka punësuar këtë sezon një çift nga Argjentina, i cili punojnë 3-5 orë në ditë për të pasur një dhomë, ushqim mes Alpeve dhe kohë për të shëtitur zonën.

“Punojmë 3 deri në 5 orë në ditë,” thotë Aylen Zamora, e cila po qëndron në Lëpushë me bashkëshortin. “Pastrojmë dhomat e turistëve, ndihmojmë në kuzhinë. Por nuk lodhemi përkundrazi, kënaqemi. Pjesën tjetër të ditës e kalojmë duke shëtitur dhe eksploruar këtë vend të bukur”, thotë ajo.

Por çifti është këtu vetëm përkohësisht dhe gjasat që punonjës të tillë të gjenden janë rastësore.

Tonin Shkoza ankohet se shteti nuk i lejon të ndërtojnë dhe të zhvillohen.

“Ne paguajmë taksa, por nuk na japin mundësinë të zhvillohemi. Ose të na lejojnë të ndërtojmë siç duhet, ose të vijnë e të na mbyllin gjithçka. Sepse na mbyten në gjoba. Mos të na mbajnë në këtë mes, as andej, as këtej”, thotë ai.

Edhe Çekaj thotë se ndërsa pronësia mes banorëve është e zgjidhur, prona atyre nuk u njihet dhe ndërtimet janë ende të palegalizuara.

“Unë jam interesuar shumë, por përgjigjja që kam marr është që t’i nuk ke pronësi toke. Kjo na penalizon shumë që nuk kemi pronësinë e vendit tonë,” thotë i riu.

Ai shpjegon se edhe pse u është premtuar prej vitesh, aty nuk janë bërë as legalizime dhe as përpjekje për t’ua njohur tokën si pronë. “Ne nuk kemi problem tokën, sepse toka është e jona dhe nuk kemi konflikte me banorët e tjerë, ne duam të na njihet që të mund të zhvillojmë zonën. Kjo na penalizon shumë”, thotë ai.

E megjithatë, Çekaj këmbëngul se do të qëndrojë.

“Nuk dua të iki. Kam punuar që ta mbaj këtë vend në lëvizje, me njerëz,” përfundon ai./BIRN

Previous Post

Subashi blen 107 milionë lekë tableta, tenderi denoncohet në KPP

Next Post

Zgjerohen “pikat e voçkla” në Butrint, Klajd Qato do të ngrejë hotel “bunker” në Ksamil

Next Post
Zgjerohen “pikat e voçkla” në Butrint, Klajd Qato do të ngrejë hotel “bunker” në Ksamil

Zgjerohen “pikat e voçkla” në Butrint, Klajd Qato do të ngrejë hotel “bunker” në Ksamil

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al