Një telefon celular në gjendje të ndezur dhe një karikues janë zbuluar gjatë një kontrolli të ushtruar në ambientet e paraburgimit në Shkodër.
Kontrolli u krye nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë së IEVP Shkodër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.
Sipas njoftimit, sendet e ndaluara i përkisnin të paraburgosurit me inicialet A. F.
Në lidhje me rastin, materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për vijimin e veprimeve ligjore.
I paraburgosuri dyshohet për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”, e parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal.







