Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Subashi blen 107 milionë lekë tableta, tenderi denoncohet në KPP

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Para 6 vjetëve, Bashkia e Fierit shpenzonte periodikisht 50 milionë lekë për kompjutera dhe printerë, por më pas këto blerje jo vetëm po bëheshin çdo vit, por u dyfishua shuma e fondit limit.

Pse u anulua tenderi për tableta dhe printera?

Skema funksionon kështu: Kryetari i Bashkisë urdhëron një komision që “përllogarit” fondin limit, më pas ngrihet një komision tjetër që vlerëson ofertat dhe, pasi ka mbaruar pazari i kryebashkiakut Armando Subashi për printera dhe tableta, i delegon nënkryetarit që ta firmosë kontratën me përfituesin.

Por këtë radhë kjo punë ka ngecur se kanë plasur ankesat e bizneseve që nuhasin se fituesi është paracaktuar.

Bëhet fjalë për tenderin e Bashkisë Fier me objekt “Blerje kompjuterash dhe pajisje elektronike” me fond limit 10 756 652,00 lekë pa TVSH.

Me këto lekë do të blihen 37 copë kompjutera desktop, 55 copë tablet, 2 rutera, 20 printera dhe 1 fotokopje.

Kjo procedurë prokurimi që u shpall nga Subashi më 2 maj 2025, duhej mbajtur më 19 maj 2025, por papritur u anulua.

Sipas komisionit të tenderit, “në procedurat me faza nuk është dorëzuar asnjë kërkesë e përshtatshme”.

Kështu, operatori ekonomik pjesëmarrës “BNT ELECTRONICS” nuk ka paraqitur përmasat e kompjuterit në katalogun për mallrat e porositura nga Bashkia. Gjithashtu i mungon autorizimi i prodhuesit për produktin ‘Kompjuter Desktop 2’.

Këto mungesa i ka edhe kompanitë “ETRONIC” SHPK, “INFOSOFT SYSTEMS” SHPK. Gjithashtu, kjo e fundit nuk ka paraqitur ofertë ekonomike.

Edhe “OPTIMA COMMUNICATION nuk e kishte katalogun sipas formatit të kërkuar. E njëjta mungesë edhe nga operatori ekonomik pjesëmarrës “PC STORE” shpk.

Kurse Operatori Ekonomik “ATOM” SHPK skualifikohet pasi ka paraqitur ofertë ekonomike “anomalisht të ulët”.

Po ashtu, operatori ekonomik “INSTANT.AL” SHPK, skualifikohet pasi ka paraqitur ofertë ekonomike “anomalisht të ulët”, sipas komisionit të tenderit.

Në fakt, kjo është një manovër që përdor bashkia për të rralluar pjesëmarrësit dhe për të eliminuar ofertat më të ulëta se sa të kompanisë që është paracaktuar ta marrë këtë fond. Përjashtimi për ofertë “anomalisht të ulët” më këtë tender duket i dyshimtë pasi dihet se për pajisjet elektronike në treg aktualisht ka oferta nga më të ndryshmet. Komisioni nuk sqaron se si e ka përllogaritur fondin limit, i cili duket i fryrë disafish mbi çmimet e tregut për të mbushur arkën e kompanisë fituese.

Procedura e prokurimit është rishpallur 18 qershor 2025 dhe sipas dokumentit, data e mbajtjes së tenderit është caktuar më 3 korrik 2025.

Denoncimi në KPP i tenderit

Kompania “OPTIMA COMMUNICATION” më 24 qershor 2025 ka denoncuar haptazi faktin se kriteret e tenderit janë bërë për një kompani të përcaktuar, që i ka këto mallra stok në magazinë. Ankesa është bërë në KPP menjëherë pasi Bashkia Fier bëri “rishpalljen” e tenderit.

Sipas formularit të ankimimit tenderi “ka kritere për kualifikim dhe specifikime të vendosura nga Bashkia Fier në shkelje të Ligjit për Prokurimin Publik”.

Kështu, afati 30 ditor për lëvrim është i shkurtër për procedura të tilla, ku kërkohen lloje nga më të ndryshmet të pajisjeve kompjuterike, prandaj është e pamundur për një operator ekonomik t’i mbajë gjendje në magazinë të gjitha llojet e pajisjeve, në sasitë e kërkuara. Sjellim në vëmendje që pajisjet kompjuterike nuk prodhohen në Shqipëri dhe afati 30 ditor është i pamjaftueshëm për të bërë porosi tek furnitorët e huaj, për të bërë procedurat e detyrueshme të zhdoganimit.

“Të tilla afate lëvrimi janë diskriminuese dhe pengojnë konkurrencën në tender, duke mos lejuar ofertimin, sidomos për biznesin e vogël dhe të mesëm. Një tender me afat kaq të shkurtër dhe në një periudhë kaq të vështirë të vitit për të marrë furnizime (për shkak t të pushimeve verore) mund të realizohet vetëm nga ndonjë operator ekonomik i paracaktuar që e ka gjendje mallin në magazinë. Kështu përjashtohen nga prokurimi të gjithë të tjerët, të cilët mund të ofrojnë edhe çmime shumë të favorshme për bashkinë Fier, por nuk mund të ofertojnë për shkak të pengesës që vendos një afat kaq i shkurtër i zbatimit”, citojmë ankesën. Në fakt, kursimi i fondeve të bashkisë nuk është në planet e kryetarit Subashi, sepse motoja e tij është shpërdorimi i detyrës për interesat personale.

Po ashtu, duket e vështirë pajisja me autorizime për çdo produkt kompjuterik. Kompanitë prodhuese që janë gjigande ndërkombëtare si HP, Xerox, Dell, Cisco, Fortinet, etj, nuk japin autorizime për sasi minimale.

Ja si e dyfishoi Subashi fondin për kompjutera

Në vitin 2022, Bashkia Fier e rriti fondin e blerjes së pajisjeve kompjuterike nga 41 milionë që ishte në vitin 2019 në afro 70 milionë lekë pa TVSH. Merrnin pjesë dy kompani që kanë aplikuar edhe këtë vit.

Tenderin me fond limit fondi limit 6 995 426,00 lekë pa TVSH e fitoi  “PC STORE” SHPK. Pjesëmarrëse në procedurën e datës 6 qershor 2022 ishin edhe “SINTEZA CO” SHPK dhe “BNT ELECTRONICS” SHPK.

Në vitin 2024, Bashkia Fier bëri sërish tender me objekt “Blerje kompjuterash dhe pajisje elektronike’’. Këtë radhë fondi ishte 4 100 000,00 lekë pa TVSH.

Procedura u mbajt më 5 dhjetor 2024 dhe merrnin pjesë 7 operatorë ekonomikë, mes tyre edhe firmat e përfshira në tenderin e qershorit 2025.

Ajo që bie në sy është se tenderin e ka fituar kompani “ATOM” me ofertën 2 060 000,00 lekë pa TVSH, që është më pak se sa gjysma e fondit limit. Vetëm disa muaj më pas Bashkia Fier e ka skualifikuar kompaninë “ATOM” gjoja se ka ofertë “anomalisht të ulët”. Duket qartë se kompania prish pazarin që do të bëjë kryebashkiaku me oligarkët e tenderave.

Tags: armando subashiKPPtender
Previous Post

24 mijë fishekë nga Shqipëria në Kretë: Si u shkatërrua rrjeti kriminal nga policia greke?

Next Post

Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje

Next Post
Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje

Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al