Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

24 mijë fishekë nga Shqipëria në Kretë: Si u shkatërrua rrjeti kriminal nga policia greke?

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
24 mijë fishekë nga Shqipëria në Kretë: Si u shkatërrua rrjeti kriminal nga policia greke?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një rrjet kriminal i përbërë nga të moshuar – përfshirë një 73-vjeçar, një 72-vjeçar dhe një “bos” 65-vjeçar – është goditur nga policia greke, pas një operacioni spektakolar në Kretë dhe Greqinë Veriore. Organizata, e cila kishte ngritur një skemë të sofistikuar për të trafikuar municione nga Shqipëria, funksiononte me një disiplinë ushtarake dhe përfitime të majme.

Sipas Prothothema, rrjeti ishte aktiv të paktën që nga prilli 2025 dhe kishte për qëllim importin dhe shitjen e fishekëve në tregun e zi të Kretës, duke përdorur një kamion të regjistruar në emër të një personi të vdekur. Municionet futeshin fshehurazi në Greqi, përmes një ndarjeje speciale të ndërtuar brenda kamionit.

Në total, 24,126 fishekë, një pushkë luftarake dhe disa automjete, përfshirë një motoçikletë që përdorej për shpërndarje “VIP” të municioneve, janë sekuestruar gjatë operacionit.

Si funksiononte rrjeti?

65-vjeçari, “truri” i operacionit, grumbullonte porositë dhe i shpërndante fishekët me motoçikletë në Kretë. Ai kishte qenë i arrestuar edhe më parë, në 2019, për trafik armësh.

72-vjeçari kishte ndërtuar fshehtësinë brenda kamionit dhe drejtonte automjetin deri në kufi.

73-vjeçari ishte shoferi i kamionit për segmentin e gjatë drejt Kretës.

41-vjeçari shqiptar kujdesej për sigurimin dhe dorëzimin e municioneve nga Shqipëria.

30-vjeçari i arrestuar në Kretë ishte klient i rregullt – një tjetër hallkë në rrjetin e shpërndarjes.

Të dyshuarit udhëtonin në mënyrë sekrete, duke çaktivizuar celularët, përdorur dokumente të falsifikuara, dhe bileta trageti me identitete të rreme, për të shmangur çdo ndjekje nga autoritetet.

Fundi spektakolar i “kamionit të vdekjes”

Tre anëtarët e organizatës u arrestuan në Kretë, në flagrancë, sapo kishin marrë dërgesën e radhës nga kufiri. Në të njëjtën kohë, në një tjetër cep të Greqisë – në Kostur – oficerët grekë vunë në pranga 41-vjeçarin shqiptar.

Operacioni është përshkruar nga policia si një nga më të sofistikuarit vitet e fundit në fushën e trafikut të municioneve dhe armëve të lehta, me theks të veçantë në lidhjet ndërkufitare Shqipëri–Greqi.

Autoritetet janë në kërkim të furnizuesit shqiptar dhe po hetojnë më tej nëse fishekët janë përdorur apo kanë qenë të destinuar për organizata kriminale në Kretë apo më gjerë.

Previous Post

Autorë të 9 grabitjeve, arrestohen Erjon Sopoti dhe Abdullah Zyberi

Next Post

Subashi blen 107 milionë lekë tableta, tenderi denoncohet në KPP

Next Post

Subashi blen 107 milionë lekë tableta, tenderi denoncohet në KPP

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

245 aplikime për të punuar me “agjencinë e propagandës së regjimit”

245 aplikime për të punuar me “agjencinë e propagandës së regjimit”

September 15, 2026
Zgjedhjet dhe vonesat institucionale në Kosovë “pengojnë agjendën” me SHBA-në

Zgjedhjet dhe vonesat institucionale në Kosovë “pengojnë agjendën” me SHBA-në

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al