Sunday, November 8, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kush e vrau Renato Hoxhajn? Merret i pandehur rumuni dhe 2 shqiptarët, dyshimet

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Kush e vrau Renato Hoxhajn? Merret i pandehur rumuni dhe 2 shqiptarët, dyshimet
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Vrasja e Renato Hoxhaj, një roje parkingu në lagjen “Hajro Çakëri”, është realizuar nga një grup kriminal.

Qëllimi i vrasjes nuk ka qenë vetëm eliminimi i Hoxhaj, por dhënia e një mesazhi të qartë për kundërshtarët, se lufta mes dy klaneve kriminale në Vlorë do vijojë.

Krimi është kryer kundrejt pagesës dhe për këtë, grupi kriminal ka kontraktuar si vrasës të huaj, me kombësi rumune.

Tashmë për këtë vrasje, prokuroria e Vlorës ka mbyllur hetimet duke marrë të pandehur tre persona si organizatorë të vrasjes, që janë shtetasi me kombësi rumune, i shpallur në kërkim, Daniel Cornea dhe dy ndihmësit e tij shqiptarë, Kleanth Bylyku dhe Eris Mehmetaj.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se dy personat e fundit, që aktualisht janë arrestuar dhe mbahen në burg, akuzohen nga prokuroria për veprën penale të “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen”.

Ndërsa i pandehuri tjetër, shtetasi rumun, Daniel Cornea, që rezulton i shpallur në kërkim, është marrë i pandehur për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

Cornea, menjëherë pas kryerjes së vrasjes, dyshohet se është larguar në drejtim të Greqisë, duke mos u arrestuar nga ana e policisë shqiptare.

Grupi hetimor fillimisht e konsideroi ngjarjen të lehtë, pasi nisi hetimet për ndonjë konflikt banal. Por sa më shumë hetohej në lidhje me të, aq më shumë ndërlikohej krimi.

Një kamera amatore kishte fiksuar atentatorin, i cili dukej që jo vetëm ishte tërësisht i maskuar, por madje edhe me formë trupore të stërmadhe. Por ishin sërish kamerat e sigurisë nëpër qytetin e Vlorës që arritën të fiksonin një automjet të dyshimtë.

Ndjekja e tij çoi në zbulimin e personit që e kishte atë mjet, i cili dëshmoi se makinën ia kishte dhënë një të njohuri të vet dhe se nuk ishte në dijeni se ku kishte përfunduar.

Hetimi zbuloi se Renato Hoxhaj punonte jo vetëm si roje nate në një parkim, por edhe si roje pranë banesës së një eksponenti të njohur të krimit të organizuar në Vlorë, me inicialet G.S.

Sipas policisë dhe prokurorisë së Vlorës, vrasja e Hoxhaj lidhet pikërisht me konfliktet e këtij të fundit. Pritet që tashmë çështja ndaj 3 të pandehurve, Daniel Cornea, Kleanth Bylyku dhe Eris Mehmetaj, t’i nënshtrohet procesit gjyqësor në gjykatën e Vlorës. /Syri.net, Elton Qyno

Previous Post

“Sterilizimi”/ GJKKO mbyll shqyrtimin gjyqësor, ja kur do të shpallet vendimi

Next Post

Skandali i vjedhjes/ Brukseli nuk ka folur, si gënjen ministri Salla me afatet për IPARD III

Next Post
Skandali i vjedhjes/ Brukseli nuk ka folur, si gënjen ministri Salla me afatet për IPARD III

Skandali i vjedhjes/ Brukseli nuk ka folur, si gënjen ministri Salla me afatet për IPARD III

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit
AKTUALITET

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

by Pali
November 1, 2026
0

Një aksident ka ndodhur në fshatin Farret, në njësinë administrative Stravaj të Librazhdit, ku një automjet tip “Benz” ka dalë...

Read moreDetails
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

October 30, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

November 7, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

November 7, 2026
Gaz lotsjellës me shumicë te Ministria e Brendshme/ Predhat pa datë skandence

Gaz lotsjellës me shumicë te Ministria e Brendshme/ Predhat pa datë skandence

November 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al