Monday, July 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kur do të ndalet rritja e çmimit të apartamenteve në Tiranë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Kur do të ndalet rritja e çmimit të apartamenteve në Tiranë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Numri i agjencive të palicencuara është rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke krijuar një konkurrencë të padrejtë për agjencitë legale. Këto agjenci operojnë pa kontrata pune, pa licenca dhe shpesh papërgjegjësi ligjore. Sipas ekspertit të pasurive të paluajtshme Ervin Demirxhiu, agjencitë e palicencuara funksionojnë me ligjin e xhunglës, nuk respektojnë asnjë rregull ligjor dhe synojnë “të zhvasin” para nga blerësit dhe pronarët.

“Këto agjenci operojnë me komisione të ulëta për të konkurruar ato që paguajnë taksa. Për shërbime marrin nga 1-2% krahasuar me 3% të agjencive legale. Përdorin agjentë të pakualifikuar, shpesh edhe administratorë pallatesh që veprojnë si sekserë informalë, duke u përpjekur të marrin lekë nga të dyja palët, shitës dhe blerës”tha Demirxhiu.

Ana, agjente në një agjenci imobilare në Tiranë thotë se punon pa kontratë.

“Marrim një rrogë bazë shumë të ulët. Kur kërkojmë përqindjen e premtuar për komisionet kur kemi kryer transaksione, na flakin në rrugë. Transaksionet kryhen nga agjencia në fshehtësi, duke deklaruar një pjesë të parave në bankë dhe pjesën tjetër cash”nënvizon Ana.

Agjencitë legale në krizë, një imazh që po dëmtohet

Për shkak të mashtrimeve të agjencive të palicencuara, edhe agjencitë profesionale po humbasin besueshmërinë. “Njerëzit kanë filluar të thonë më mirë e shes vetë, sesa të përfshihen me agjenci” thotë eksperti i pasurive të palujtshme Ervin Demirxhiu.

Një ndër ta është Denisi, i cili ndan përvojën e tij për blerjen e një apartamenti në Tiranë. 38 vjeçari ishte interesuar në disa agjenci imobilare për blerjen e apartamentit, por kishte vënë re se për të njëjtën pronë kishte çmime të ndryshme. Kjo pasi agjencitë nuk kishin kontratë ekskluzive me pronarin dhe çmimin e vendosnin sipas interesave të tyre. Denisi tha: “Një pjesë e agjencive as nuk kishin zyra konkrete, as jurist që do ndiqte procedurat pasi do e merrja me kredi. Vendosa që apartamentin ta blej pa ndërmjetësimin e agjencive”.

Raste me mashtrimin e shitjes së apartamenteve

Dy raste mashtrimi me shitjen e apartamenteve janë goditur nga Policia e Tiranës, në korrik të vitit 2025. Një 31-vjecar i mori 75 000 euro një shtetasi për një pronë që nuk ekzistonte, ndërsa një tjetër shiti dy herë apartamentin e tij. Në pranga përfundoi edhe noterja që përpiloi 2 kontrata shitjeje për të njëjtën pronë.

Shteti në vend që të rregullojë tregun, ka krijuar pasiguri të mëtejshme. Rivlerësimi i shtyrë i pronave, një nismë që u paralajmërua, por nuk u miratua, ndikoi në bllokimin e rreth 4500 transaksioneve vetëm në vitin 2024.

Eksperti Demirxhiu u shpreh se ky proces shkatërroi agjencitë imobilare, pasi pronarët ndaluan shitjet me shpresën për të bërë rivlerësimin dhe për të paguar me pak.

Taksa mbi pronat bosh është një tjetër presion mbi pronarët që mbajnë banesa bosh për investim.

Një tjetër problem është kufizimi i kredive që u vendos në korrik të vitit 2025. Banka e Shqipërisë do të financojë vetëm 80% të çmimit të apartamentit, një masë që kufizon ndjeshëm fuqinë blerëse.

Çmimet, përballë informalitetit

Ndërkohë që kërkesa reale nuk ka ndjekur ritmin e ndërtimit, çmimet e apartamenteve janë rritur 30-70% më shumë sesa çmimi i referencës që publikon vetë shteti. Sipas ekspertes së ekonomisë Joana Shima këto çmimet përballë kostos së jetesës janë të pajustifikuara. Shkaktarët kryesorë sipas ekspertës janë blerësit e huaj, informaliteti ekonomik dhe mungesa e transparencës në treg.

Shoqata e Ndërtuesve pohon se shtrenjtimi u ndikua kryesisht nga shtimi i detyrimeve të ndërtuesve për taksën e ndikimit në infrastrukturë, pas rritjes së çmimeve të referencës. Pavarësisht çmimeve të larta, shumë apartamente të reja kanë cilësi të dobët ndërtimi, izolim i pamjaftueshëm, zhurmë, mungesë mirëmbajtjeje.

Rënia e tregut

Numri i transaksioneve të shitblerjeve të pasurive të paluajtshme pësoi rënie vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK). Rënia në shitje të apartamenteve me 20% vijoi edhe në 6 mujorin e parë të 2025, ku pati 12.5% më pak kontrata të shitjes në 2024.

Shoqata Shqiptare e Pasurive të Paluajtshme (NAREA) vlerëson se një pjesë e madhe e transaksioneve në Tiranë kryhen nëpërmjet kontratave të porosisë.

Ministria e Financave ka publikuar çmimet e reja të references, ku qytetarët dhe bizneset do të kenë mundësinë të rivlerësojnë pronat e tyre, duke i përafruar me çmimet reale të tregut.

Rivlerësimi pritet të nisë nga 1 janari deri më 30 shtator 2026. Është kjo data e propozuar nga Ministria e Financave dhe e hedhur për konsultim publik. Rivlerësimi këtë herë do të jetë me një tatim prej 5%, nga 3% që ishte në fushatën e fundit të realizuar në vitin 2022. Nisma synon të rrisë transparencën në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të sjellë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit, pa rritur normat tatimore ekzistuese.

Tregu imobiliar në Shqipëri sot është i shtrembëruar. Në mungesë të ndërhyrjes së shtetit për të garantuar transparencë, kontroll dhe rregulla të barabarta, qytetarët janë më të pambrojturit.

/ACQJ – Qëndra për Gazetari CIlësore/

Previous Post

Vranë një person, arretohen një shqiptar dhe një letoneze në Angli

Next Post

Agjencia e Mbetjeve, 1.6 mln euro për të dizenjuar zonat e mbetjeve në Fier dhe Elbasan

Next Post
Agjencia e Mbetjeve, 1.6 mln euro për të dizenjuar zonat e mbetjeve në Fier dhe Elbasan

Agjencia e Mbetjeve, 1.6 mln euro për të dizenjuar zonat e mbetjeve në Fier dhe Elbasan

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Shëngjinit, shpëtohen nënë e bir

Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Shëngjinit, shpëtohen nënë e bir

July 20, 2026
Spanja kampione e botës për herë të dytë, bie mbretërimi i Messit

Spanja kampione e botës për herë të dytë, bie mbretërimi i Messit

July 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al