Monday, October 26, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kredo.al (ECFA) mbledh të dhëna për rusët, ndryshon 5 herë emrin për të fshehur lidhjet me oligarkun e Putinit në listën e zezë të SHBA

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Kredo.al (ECFA) mbledh të dhëna për rusët, ndryshon 5 herë emrin për të fshehur lidhjet me oligarkun e Putinit në listën e zezë të SHBA
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në veprimtarinë kriminale të bandës së mikrokredive, veprimtari e konfirmuar tashmë edhe nga SPAK, Kredo.al, një tentakulë ruse në Tiranë, ka një rol të rëndësishëm. Duke parë aktivitetin kriminal dhe lëvizjet kamufluese, ngrihen dyshime të forta se Kredo, me të paktën 5 emra të ndryshëm, nuk ka qëllim vetëm zhvatjen e shqiptarëve dhe pastrimin e parave, por edhe destabilizimin e vendit përmes piramidave financiare të ngjashme me ato të ’96, mbledhjen e të dhënave për llogari të qarqeve armiqësore ruse, për qëllime spiunazhi dhe sabotimi. Kjo besohet se është edhe arsyeja se pse Kosova e dëboi Kredon dhe derivatet e saj.

Evidenca të një piramide kriminale

Ashtu si Iute, Kredo i ka shitur mijëra kredi grupit MCA, ADCA dhe Final të dyshes Arben Meskuti dhe Olsi Ibro, ky i fundit u hodh (ose e hodhën) nga maja e një ndërtese në Tiranë pasi Prokuroria e Tiranës goditi skemën dhe në lojë hyri SPAK-u.

Arlinda Muja është drejtoreshë e Përgjithshme dhe aksionere me 3 % te Kredo Finance. Arlinda Muja është gjithashtu kryetare e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare. Pjesë e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë Kredo.al, Iute Credit, Fed Invest, Fondi Besa, Noa, Agrokredit etj., pra i gjithë karteli i mikrokredive.

Për të kontrolluar Arlinda Mujën, pronarët rusë të Kredo, kanë caktuar si administratore dubluese Valentina Marhilevica – Valujeva, e besuar e mashtruesit Aigars Kesenfelds, vegël e oligarkut rus nongrata Oleg Boyko.

Pronari në letra i Kredos është letonezi Aigars Kesenfelds, një personazh i skeduar për mashtrime me pasoja të rënda, skema piramidale, pastrim parash etj., i dëbuar nga Kosova.

Sipas disa investigimeve mediatike, Aigars Kesenfelds është maska e oligarku rus të listës së zezë Oleg Boyko, i sanksionuar nga SHBA, Australia, Kanadaja dhe Ukraina si pjesë e rrethit të besuar të Putinit.

Kredo ndryshon 5 herë emrin për të fshehur lidhjet

Për të fshehur lidhjet dhe kontrollin nga oligarku i Putinit, Kredo ndryshon herë pas here emrin dhe pronësinë. Fillimisht kompania e mikrokredive që zhvat shqiptarët me kredi me interesa deri në 800 %, u regjistrua me emrin Mondo Finance.

Më pas ndryshoi emrin nga Mondo Finance në Kredo Finance. Në vijim kompania e mikrokredive u shfaq me emrin Kredo.al. Me këtë emër njihet gjerësisht.

Më pas kompania u shfaq me emrin Kredo. Në 13 maj 2024, kompania ka ndryshuar sërish emrin nga Kredo në ECFA. Sipas burimeve, rusët e kanë ndryshuar sërish emrin e piramidës së mashtrimit, por që nuk është reflektuar ende në regjistrat zyrtarë.

Themelues i Kredos është letonezi Aigars Kesenfelds, lidhje e oligarkut rus Oleg Boyko.

Në 2018, Aigars Kesenfelds ia shet Kredon kompanisë AS Fenderson Properties, pas të cilës qëndron vetë. AS Fenderson Properties ndryshon emrin në AS Finitera.

Në 2020, AS Finitera ia shet Kredon kompanisë NF Capital për 1.6 milionë euro. NF Capital ndryshon emrin në AS Eleving Consumer Finance Holding.

Të dhënat e shqiptarëve në duart e Kredo

Kredo (ECFA) ka mbledhur të dhënat personale të dhjetëra mijërave shqiptarëve në mënyrë të paligjshme. Prapaskena mëson se Kredo ka një regjistër me të dhënat ku përfshihen gjeneralitetet, adresën e banimit, numrin e telefonit, aktivitetin financiar dhe të dhëna të tjera të mbrojtura me ligj.

Arlinda Muja dhe Valentina Marhilevica janë përgjegjëse për mijëra telefonata shqetësuese ndaj qytetarëve, duke u prezantuar në mënyrë automakike nga një sekretari telefonike, ofertat mashtruese të Kredo.al për të dhënë kredi. Me telefonanat abuzuese, Kredo.al jo vetëm ka prishur qetësinë e mijërave qytetarëve, por ka futur me qindra në kurthin e mashtrimit.

Sfida e komisionit ‘Braçe’

Në Shqipëri është ngritur komisioni i posaçëm parlamentar kundër dezinformimit dhe formave të tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit. Kryetari i këtij komisionit është deputeti Erion Braçe. Në një intervistë për Zërin e Amerikës Braçe tha kohë më parë se janë vënë re raste të ndërhyrjeve të huaja edhe në disa sektorë të ekonomisë.

“Fill pas luftës në Ukrainë një pjesë e madhe e operatorëve ekonomikë rus me qëllim për t’iu shmangur sanksioneve janë regjistruar në vendet e BE-së dhe prej andej vazhdojnë aktivitetin, ndërkohë që origjinën e aksionerëve e kanë në Rusi. Ky fenomen është vërejtur dhe vendon tonë, qoftë në pronarë përfitues të drejtpërdrejtë apo pronarë përfitues të nënkontraktorëve të operatorëve ekonomikë që operojnë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Për fat të keq kemi moskoordinim mes institucioneve përsa u takon pronarëve përfitues. Të dhënat në Qendrën Kombëtare të Biznesit nuk përputhen me të dhënat që kanë institucionet e tjera përsa i takon pronarëve përfitues”.

Shteti shqiptar në ‘gjumë’

Pavarësisht konstatimeve, shteti shqiptar nuk ka marrë asnjë masë për të prerë këto ndërhyrje. Duket se Shqipëria u është bashkuar formalisht sanksioneve të SHBA-BE kundër Rusisë, pas agresionit të paprovokuar rus ndaj Ukrainës, pasi sanksionet po mbeten vetëm në letër. Tre vite pas ‘sanksioneve’, institucionet shqiptare nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim konkret për të prerë lidhjet financiare në Tiranë të oligarkëve pranë Vladimir Putinit.

/Prapaskena/

Tags: Aigars KesenfeldsArben MeskutiArlinda MujaAS Fenderson PropertiesAS FiniteraECFAKredoKredo FinanceKredo.alMondo FinanceOleg BoykoValentina Marhilevica – Valujeva
Previous Post

“Integrimi nuk është dekor politik”, Tabaku: Shqipëria e fundit në rajon për ekonomi dhe infrastrukturë

Next Post

Blendi Gonxhe e Mirela Kumbaro, biznes PPP me kampingje, bujtina e pika raftingu përgjatë Vjosës

Next Post
Blendi Gonxhe e Mirela Kumbaro, biznes PPP me kampingje, bujtina e pika raftingu përgjatë Vjosës

Blendi Gonxhe e Mirela Kumbaro, biznes PPP me kampingje, bujtina e pika raftingu përgjatë Vjosës

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK: Kam bërë një kallëzim penal për padrejtësitë

Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK: Kam bërë një kallëzim penal për padrejtësitë

October 26, 2026
16-vjeçari humb kontrollin e ciklomotorit në Balldre, transportohet te Trauma

16-vjeçari humb kontrollin e ciklomotorit në Balldre, transportohet te Trauma

October 26, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al