Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Blendi Gonxhe e Mirela Kumbaro, biznes PPP me kampingje, bujtina e pika raftingu përgjatë Vjosës

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Blendi Gonxhe e Mirela Kumbaro, biznes PPP me kampingje, bujtina e pika raftingu përgjatë Vjosës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në fillim të shtatorit 2025, UNESCO pritet të miratojë vendimin për përfshirjen e luginës së Vjosës në listën e Rezervateve Botërore të Biosferës, si një pasuri natyrore me vlerë unike, që duhet mbrojtur nga çdo ndërhyrje ndërtimore, hidrocentrale, qendra inertesh apo struktura të tjera që prekin integritetin ekologjik të zonës.

Por përpara se të vijë ky vendim, dy ministra të qeverisë shqiptare; Blendi Gonxhe (Ekonomi, Kulturë dhe Inovacion) dhe Mirela Kumbaro (Turizëm dhe Mjedis), janë hedhur në veprim për të marrë kontrollin total të territorit përmes një partneriteti publik-privat (PPP) që do t’u japë atyre të drejtën ekskluzive për të menaxhuar turizmin përgjatë gjithë luginës së Vjosës.

Sipas burimeve të sigurta të “Pamfleti”-t, Gonxhe dhe Kumbaro kanë përgatitur projektin dhe janë në fazën përfundimtare të procedurave për krijimin e një koncesioni të posaçëm, që synon transformimin e gjithë parkut natyror të Vjosës në një biznes privat turistik, të kamufluar si “administrim natyror në kuadër të mbrojtjes ndërkombëtare”.

Koncesioni i koduar tashmë si “projekti Gonxhe–Kumbaro”, parashikon ngritjen e 14 kampingjeve, bujtinave dhe pikave të raftingut përgjatë lumit Vjosa dhe në grykëderdhjet e lumenjve që i bashkohen atij. Por ky investim nuk është thjesht një ofertë për zhvillimin e turizmit, është një monopol i paracaktuar, i cili do të përjashtojë çdo aktor tjetër lokal apo kombëtar, duke ndaluar ndërtimin e çdo strukture tjetër turistike në zonë, madje edhe brenda qendrave të banuara afër luginës.

Përmes maskës së “Parkut Natyror Botëror”, dy ministrat planifikojnë të rrënojnë çdo objekt ekzistues përgjatë Vjosës dhe të vendosin strukturat e tyre të kontrolluara përmes njerëzve të besuar dhe familjarëve, me të cilët prej 12 vitesh kanë shkatërruar me tenderë, koncesione dhe licenca të paligjshme çdo segment të pasurisë publike.

Ky koncesion është ideuar dhe mbështetur drejtpërdrejt nga Edi Rama (Babloku), si pjesë e strategjisë së fundit të grabitjes së territoreve përmes fasadave të ruajtjes së natyrës. Në të njëjtën mënyrë siç i dhanë investitorëve turq të drejtën për ndërtimin e dy HEC-eve në Poçem të Mallakastrës, në mes të territorit që tani UNESCO kërkon të mbrojë, sot po përgatitet legalizimi i një skeme të re vjedhjeje me fytyrë “ekologjike”.

E njëjta logjikë u përdor edhe për Parkun e Butrintit, ku Babloku dhe Kumbaro i dhanë leje për ndërtimin e një resorti me vila dhe pallate kompanisë “Sallameri-Hako”, duke shkatërruar integritetin e një zone që është zyrtarisht nën mbrojtjen e UNESCO-s. Tani, e njëjta formulë po përdoret edhe për Vjosën, me të njëjtët emra, të njëjtat duar dhe të njëjtën makineri pushteti që përmes koncesioneve mbulon grabitjen e natyrës me petkun e menaxhimit shtetëror./Pamfleti

Tags: Blendi GonxheMirela Kumbaro
Previous Post

Kredo.al (ECFA) mbledh të dhëna për rusët, ndryshon 5 herë emrin për të fshehur lidhjet me oligarkun e Putinit në listën e zezë të SHBA

Next Post

“Mora Terapi”, zgjedhja e duhur për të ridashuruar veten! Si të humbni peshë pa lodhje

Next Post
“Mora Terapi”, zgjedhja e duhur për të ridashuruar veten! Si të humbni peshë pa lodhje

“Mora Terapi”, zgjedhja e duhur për të ridashuruar veten! Si të humbni peshë pa lodhje

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al