Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ish-kreu i Policisë Rrugore: Shteti ka vjedhur me radarë kinezë! Kushtojnë 3000€, por blihen 50.000€

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Ish-kreu i Policisë Rrugore: Shteti ka vjedhur me radarë kinezë! Kushtojnë 3000€, por blihen 50.000€
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, u kërkoi drejtuesve dhe efektivëve blu që drejtuesit e automjeteve të mos ndalohen pa shkak, por të përdoret teknologjia, poliskani, mjetet shpejtësi-matëse dhe dronët.

Por, sa radarë ka realisht në terren? Ish-kreu i Policisë Rrugore, Krenar Ahmeti, u shpreh në “Aldo Morning Show” se nuk ka mjaftueshëm radarë për të kapur shkeljet rrugore.

“Nuk i kemi parë radarët, mo vëlla. Dëgjo, një ose dy radarë nuk mund të zgjidhin punë. Të lutem”, tha ai.

Për funksionimin e radarëve, Ahmeti u ndal te një eksperiencë personale, në vitin 2010, kur ai ndodhej në terren. Gjatë një kontrolli në autostradë, radari regjistroi gabimisht një kamion duke ecur me 160 km/orë. Pas verifikimit praktik nga vetë polici, rezultoi se kamioni nuk e kalonte 95 km/orë. Në fakt, radari kishte kapur shpejtësinë e një makine tjetër në korsinë e shpejtësisë, por kishte fotografuar kamionin si shkelës.

 “Të tregoj një situatë të vërtetë, që edhe komuniteti të kuptojë se sa e shkelim ne si policë. Kishim vënë radarin në autostradë, në vitin 2010.

Po fokusonim mjetet që ecnin me shpejtësi. Në një moment, radari kap një mjet trailer, maune i thotë populli, ose kamion i madh, rreth 30 e ca ton. Edhe 160 tregonte aparati. U tensionuam. Ndaluam automjetin. Filloi shoferi duke protestuar “në mënyrë kategorike”.

Ne në një farë mënyre po i kërkonim llogari si mundesh ti me ec me 160, jo i thoshim, a e sheh në radar. “Në mënyrë kategorike”. Tha: “Mos më prekni bukën e kalamajve, se ky mjet nuk e kalon 95 km/orë”. U detyrova, i hipa vetë kamionit, futa kartën time për ta provuar. Kamioni nuk e kalonte 95. Okej, tani stop operacionit.

U ktheva për të marrë katalogun e radarit që më kishte pajisur shteti nga fillimi deri në fund të gjitha. Dhe konstatova: janë dy korsi, ai detektonte makinën që ecte në korsinë e shpejtësisë dhe kishte fotografuar kamionin”, u shpreh ai.

Marrë shkas nga kjo ngjarje, Ahmeti tha se asokohe bëri një relacion, dhe rezultoi se pajisjet ishin të përshtatshme vetëm për rrugë me një korsi dhe jo për autostrada.

Ish-kreu i Rrugores pretendoi se këta radarë, të cilësuar prej tij kinezë, ishin blerë me çmim shumë më të ulët, rreth 3 mijë euro, por i ishin shitur shtetit me një vlerë prej rreth 50 mijë euro.

“Dhe unë bëra një relacion, nga A te ZH. Se do ju tregoj të vërtetën se çfarë ka ndodhur. Flas për vitin 2010-2011. Këta radarët i kishin blerë 3 mijë euro.

I kishin shitur shtetit 50 mijë euro. Po, tetë radarë kishim. E bëra një relacion: këta janë vetëm radarë kinezë, por janë vetëm për rrugët interurbane dytësore, nga një korsi për sens. Vetëm një makinë mund të detektojë. Nëse vjen një makinë paralel, e detekton, por nuk kishte një përputhje mes detektimit dhe fotografimit të mjetit. M’i hoqën mua radarët dhe i çuan nëpër qytete.

Me ata radarë kanë hedhur grepin dhe kanë mbushur xhepin, jo vjedhje, super vjedhje kanë bërë. Ku dua të dal: vërtet teknologjia, por teknologjia duhet të jetë patjetër e certifikuar nga metrologjia”, tha ai.

Në fund, Ahmeti pretendon se pas vitit 2013, disa punonjës policie kanë blerë vetë radarë në mënyrë private, pra jashtë procedurave zyrtare të institucionit.

“Çfarë ka ndodhur me policët, kanë blerë radarë në mënyrë private, pas 2013. A doni të vërtetat? Kjo është e vërteta”, përfundoi ai.

Previous Post

Kush ia ka premtuar Flamur Kapllanit postin e Kryetarit të Gjykatës?

Next Post

Kanosje me armë dhe shitje narkotikësh, arrestohen dy të rinj në Vlorë

Next Post
Kanosje me armë dhe shitje narkotikësh, arrestohen dy të rinj në Vlorë

Kanosje me armë dhe shitje narkotikësh, arrestohen dy të rinj në Vlorë

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Belgjikë/ Mbreti Philippe refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Bart De Wever

Belgjikë/ Mbreti Philippe refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Bart De Wever

November 6, 2026
“Puçi dështoi, por unë sapo kam nisur”/ Spiropali sfidon Ramën në kulmin e krizës në PS

“Puçi dështoi, por unë sapo kam nisur”/ Spiropali sfidon Ramën në kulmin e krizës në PS

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al