Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kush ia ka premtuar Flamur Kapllanit postin e Kryetarit të Gjykatës?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Kush ia ka premtuar Flamur Kapllanit postin e Kryetarit të Gjykatës?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Duhet guxim i madh, gjithnjë nëse qëllimi është po aq i madh për të arritur majat në karrierë, por forma që zgjodhi në krijimin e një precedenti juridik të paprecedent, më shumë e largon sesa e afron në synimet e tij.

Në një vendim tej çdo procedure, gjyqtari i Gjykatës së Tiranës Flamur Kapllani, vendosi të mbajë anën e biznesmenit Dionis Teqja, i cili kishte kërkuar “sigurim padie” për të urdhëruar fshirjen e të gjithë shkrimeve dhe publikimeve digjitale mbi shpalljen e tij “në kërkim”, pasi nuk paraqitej në gjykatë për një çështje civile të padituar nga ortakët në biznese.

Deri në këtë pikë një e drejtë edhe pa të drejtë e biznesmenit që pretendon cënim imazhi, por në të drejtën e tij për të kërkuar gjithçka qoftë edhe jashtë logjikës proceduriale, “goglat e shortit” përcaktuan gjyqtarin Flamur Kapllani në shqyrtmin e padisë. Përfundimisht Kapllani vendosi të pranojë “sigurimin e padisë” duke dalë në përfundim se “lajmet ishin të rreme” dhe urdhëruar fshirjen në dhjetë media të çdo materiali të publikuar ndaj biznesmenit. Guximi duket se ka arsye për të.

Në korridoret e Gjykatës së Tiranës emri i Kapllanit po qarkullon si kryetar i ardhshëm. Po kush i ka premtuar këtë post kaq të rëndësishëm gjyqtarit që del në përfundime pa shqyrtuar një çështje në themel, duke shkelur procedurën? Padija mund të jetë njëra ana, po një person me “mugesë dije” a mund të jetë në krye të gjykatës me numrin më të madh të shqyrtimit të çështjeve në vend?

Dikush më i madh që herë bën Aliun, Kadiun, kapadaiun, politikanin apo edhe piktor e skulptor (kjo e fundit një shkallë më lart), mund të ofrojë diçka që e ka në duar, postin e kryetarit të Gjykatës së Tiranës, shkalla më e lartë në karrierën e deritanishme të gjyqtarit.

Një post fitohet me karrierë, shembuj se ke ditur ta bësh mirë punën, vizion dhe mbi të gjitha integritet. Pikëpyetja më e madhe nëse janë të “shkrira” të gjithë “vlerat” tek njeriu që ka mbushur gjykatën me theshetheme se do jetë kryegjyqtar dhe nga ana tjetër shfaqet modest mbetet ende në ajër, madje nuk mund të përcaktohet as me “sigurim padie”. Flamurtarëve të drejtësisë së re që median e shohin si “ishullin e fundit” për ta pushtuar dhe nënshtruar premtimi për poste ua err sytë ashtu si ngjyra e veladonit që mbajnë.Nga Boldnews.al

Previous Post

Kriminaliteti në 2025/ Mbizotërojnë krimet kundër rendit e sigurisë dhe vjedhja e pasurisë

Next Post

Ish-kreu i Policisë Rrugore: Shteti ka vjedhur me radarë kinezë! Kushtojnë 3000€, por blihen 50.000€

Next Post
Ish-kreu i Policisë Rrugore: Shteti ka vjedhur me radarë kinezë! Kushtojnë 3000€, por blihen 50.000€

Ish-kreu i Policisë Rrugore: Shteti ka vjedhur me radarë kinezë! Kushtojnë 3000€, por blihen 50.000€

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Belgjikë/ Mbreti Philippe refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Bart De Wever

Belgjikë/ Mbreti Philippe refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Bart De Wever

November 6, 2026
“Puçi dështoi, por unë sapo kam nisur”/ Spiropali sfidon Ramën në kulmin e krizës në PS

“Puçi dështoi, por unë sapo kam nisur”/ Spiropali sfidon Ramën në kulmin e krizës në PS

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al