Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“I bëni ndere për hobi serbëve”, Shpërthen Braçe: Ta dijë dhe ministri, pse nuk favorizohet prodhimi vendas?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
“I bëni ndere për hobi serbëve”, Shpërthen Braçe: Ta dijë dhe ministri, pse nuk favorizohet prodhimi vendas?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Debate të ashpra në Komisionin e Ekonomisë, ku ‘mollë sherri’ është bërë projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”.

Gjatë fjalës së tij, deputeti i PS-së, Erion Braçe është treguar i ashpër, ndërsa pohoi se prodhimi shqiptar nuk favorizohet, por kjo gjë ndodh me mallrat e importit. Ai tha se produkti vendas del me çmim më të shtrenjtë, duke u favorizuar mallrat që vinë nga jashtë.

DEBATI

Braçe: Skema sot në import është 20-20. 20 paguan në Doganë, 20 kur del. Çfarë ju pengon që ta aplikoni këtë dhe për brenda vendit?

Përfaqësuese e Ministrisë e Financave: Në momentin kur ky grumbullues, bën blerjen brenda vendit, sistemi i faturimit është i njëjtë, nëse e ble te një fermer apo një grumbullues. Në rastin kur ky importues ka blerje brenda vendit, nëse e ble te një fermer që është i patatueshëm, atëherë e ble me çmimin 1 mijë leke dhe në TVSH shënohet zero. Të gjithë blerësit që blejnë produkte bujqësore blegtorale, detyrohet të lëshojë faturën të lëshuar nga blerësi. Nëse blen qumështin në rifuxho, në TVSH shënohet zero, se nuk është skemë. Rregulli i TVSH është kush biznes blen brenda vendit dhe ble nga persona të patatueshëm, detyrohet të lëshojë autofaturën. Kur lëshon autofaturë, lëshohet nga një person i patatueshëm, është pa TVSH.

Përfaqësuese e Ministrisë e Financave: Importuesi ble nga një biznes i vogël. Në momentin kur ble nga fermeri, ky nuk ka nipt, nuk është i regjistruar në QKB. Në këtë rast ligji lejon çdo biznes në Shqipëri, detyrohet të lëshojë këtë faturë. Fermeri për të cilin flasim, nuk është i vetëpunësuar që ka nipt në QKB.

Braçe: Po po ka, ka nipt në QKB.

Përfaqësuese e Ministrisë e Financave: Fermeri për të cilin flasin në këtë skemë, është fermeri që ka nipt të hapur nga administrata tatimore. Është i vetëpunësuar, dhe është i përjashtuar deri në 2029-ën. Sa i përket faktit të një biznesi që duhet të blejë në import, ai paguan 20%, ngarkon chash-in. Në momentin që e blen brenda vendit, e merr më lirë. Kuptohet që çmimi që ai ka, pavarësisht se TVSh është zero, është më u ulët se ai nga importi.

Braçe: Në teori po. Këtu erdhën dhe folën me emra. Ka arsye se pse vjen produkti na jashtë më i lirë se sa ky. Kanë kosto më të ulëta. Çmimet e produkteve që vijnë nga importi janë më të lira, se ata brenda vendit. Dhe ky është problemi. Për gjizën psh, 600 del në doganë, 100 lekë i ka kosto të vetat. Rezultati është pozitiv 84 lekë. Karrota psh jashtë vendit.

Karrota me të njëjtin çmim, në doganë vjen me 52 lekë, në Divjakë është me 50 lekë. Po të blejë brenda vendit -16.6 lekë, pra ai ska leverdi që ta blejë. Cila ka qenë sjellja e mëparshme e grumbulluesve? Vijmë te rasti 10%, 540 lekë, del kostoja plus 100 lekë shpenzime, 640 lekë del në qarkullim.

Edhe sikur grumbulluesi t’i ulë bujkut vlerën e kompensimit që ju do i jepnit, s’ka asnjë interes se del me humbje. Barazohen vetëm në rastin kur e ul çmimin akoma dhe më thellë se sa kompensimi që ne do t’i japim. E çon çmimin 500 lekë. Ky është një rast hipotetik. Ndaj ministri duhet ta ketë të qartë se pse po dalin të gjithë me humbje.

As fermeri nuk fiton, as konsumatori dhe as grumbulluesi. Pse nuk trajtohet në mënyrë të drejtë prodhimi vendas? Pse nuk favorizohet prodhimi vendas? Pse? Sepse nuk trajtohet në mënyrë të barabartë! Nuk importohet djathi, por lëngu që bëhet fjali, hirra. Duam t’i bëjmë nder ndonjë serbi, maqedonasi, apo ndonjë boshnjaku? Për hobi?!

Përfaqësuesja e Ministrisë së Financave: Se kisha aty. Në bazë të shembullit që thatë ju, TVSH nuk është kosto, por është kreditore.

Previous Post

SPAK thellon hetimet për tenderat e AKSHI-t! Në sitë drejtues, kompani dhe skema abuzimi me tendera

Next Post

Foltorja e Ervin Salianjit me demokratët, Berisha: Aktivitet privat, s’ka lidhje me PD-në

Next Post
Foltorja e Ervin Salianjit me demokratët, Berisha: Aktivitet privat, s’ka lidhje me PD-në

Foltorja e Ervin Salianjit me demokratët, Berisha: Aktivitet privat, s’ka lidhje me PD-në

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al