Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SPAK thellon hetimet për tenderat e AKSHI-t! Në sitë drejtues, kompani dhe skema abuzimi me tendera

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
SPAK thellon hetimet për tenderat e AKSHI-t! Në sitë drejtues, kompani dhe skema abuzimi me tendera
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK ka zgjeruar ndjeshëm hetimet lidhur me tenderat e dhënë nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke bashkuar në një dosje të vetme çështjet që lidhen me drejtues dhe kompani të përfshira në procedura të dyshuara abuzuese.
Sipas informacioneve në qendër të hetimit ndodhet edhe Ermal Beqiri dhe kompania e tij “Soft & Solution”, e cila dyshohet se ka përfituar në mënyrë të përsëritur tendera të AKSHI-t përmes procedurave me garë të kufizuar dhe konkurrentëve formalë. SPAK ka sekuestruar dokumentacion, kontrata dhe të dhëna financiare për të verifikuar mënyrën e zhvillimit të këtyre prokurimeve. Ermal Beqiri dyshohet për korrupsion në tenderat e AKSHI.

InfoNews, mëson se në SPAK pritet të thirren persona të tjerë të cilët dyshohet se kanë përfituar tendera korruptivë tek AKSHI.

Ai është denoncuar nga opozita si përfitues i shumë tenderave në AKSHI, ndërsa pak kohë më parë, PD ka denoncuar një procedurë prokurimi të paligjshme.
Partia Demokratike denoncoi se në muajin tetor 2024 u shpall fituese kompania ‘SOFT and Solution SHPK’, me pronësi të Ermal Beqirit me vlerë 3.1 milionë euro, teksa janë skualifikuar dy kompani të tjera. PD i bëri thirrje SPAK që të hetojë tenderat dhe veprimtarinë e institucionit.
Paralelisht, nën hetim ndodhet edhe Mirlinda Karçanaj, drejtuesja e AKSHI-t, e cila dyshohet se ka pasur rol në procedurat ku dyshohet manipulim i garës dhe favorizim operatorësh të caktuar. Hetimet konsiderohen tashmë si një zinxhir i gjerë që përfshin administratën, kompani private dhe tendera me vlera të mëdha.

Sipas burimeve, të dy kompanitë e Beqirit dhe Agasit, “Soft & Solution” dhe “EA Solution”, kanë fituar dhjetëra projekte publike, shpesh në një periudhë të shkurtër kohore, duke ngritur dyshime për një skemë të mundshme bashkëpunimi ose rotacion tenderash.

Këto zhvillime vijnë në një periudhë kur SPAK po heton edhe raste të tjera të rëndësishme të prokurimeve publike.
SPAK pritet të marrë vendime të tjera hetimore në vijim, ndërsa dosja e AKSHI-t dhe kompani të lidhura me të shihet si një nga rastet më të rëndësishme të vitit në luftën kundër korrupsionit në prokurime publike.

Tags: drejtuesja e AKSHI-tMirlinda Karçanajspak
Previous Post

Thirrja e kongresmenit amerikan: Të rishqyrtohet reforma në drejtësi, po minon sundimin e ligjit

Next Post

“I bëni ndere për hobi serbëve”, Shpërthen Braçe: Ta dijë dhe ministri, pse nuk favorizohet prodhimi vendas?

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026
Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al