Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Historia e Gilmando Danit, nga arrestimi dhe dënimi, deri tek lirimi një vit më parë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Historia e Gilmando Danit, nga arrestimi dhe dënimi, deri tek lirimi një vit më parë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një vit pas lirimit nga qelia, Gilmando Dani u ekzekutua sot në rrugën e Rinasit në Tiranë, pas një atentati vdekjeprurës.

Por kush eshte Gilmando Dani?

Gilmando Dani është i njohur për Policinë dhe Drejtësinë, pasi ka një skedë të mbushur me një seri ngjarjesh, duke nisur nga viti 2005, teksa është i profilizuar edhe si miku i Emiljano Shullazit, kreut të grupit ku bënte pjesë.

Rezulton se pas disa kërkesave të refuzuara për lirim me kusht që prej vitit 2022, pas transferimit në Burgun e Rrogozhinës, ndërsa qëndroi në izolimin e sigurisë “41 biss” për një kohë të gjatë, ai kërkoi lirimin. Dhe kjo liri erdhi më 6 tetor 2024.

Ai ishte dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata e Posaçme e Apelit Tiranë. Më herët ishte arrestuar edhe në 2005 dhe 2012 si pjesë e ngjarjeve kriminale, kryesisht trafiqe, plagosje dhe armëmbajtje pa leje. Më 2005 Dani u lidh edhe me disa krime në Itali, por më pas u lirua bashkë me të tjerët.

Por ishte liruar më pas deri në arrestimin një dekadë më parë për gjobëvënien ndaj një biznesmeni.

Më 2022 ai ka paraqitur kërkesën për të përfituar lirimin me kusht. Kërkesa është depozituar në Gjykatën e Kavajës, ku Dani pretendon të lirohej me kusht, pasi sipas pretendimeve të tij ka vuajtur 2/3 e dënimit me burg. Por i janë refuzuar disa kërkesa, derisa një vit më parë është liruar.

Sipas gjykatës, Gilmando Dani, së bashku me Emiljano Shullazin, Endrit Zelën dhe Edrit Qyqen, kërcënuan dhe gjobitën biznesmenin, Ylvi Beqja duke i marrë 5 herë çeqe bankare dhe 20 për qind të ish-hotel “Vollga” në Durrës. Dani akuzohej për veprat penale: “shtrëngimit me anë të kanosjes me qëllim marrje e pasurisë” kryer në formën e “grupit të Strukturuar kriminal”.

I gjithë grupi i Shullazit u dënua me 55 vite burg në vitin 2018, ndërsa arrestimi ishte bërë i mundur në vitin 2016. Kreu i bandës Emiliano Shullazi është dënuar me 14 vite burg në vitin 2018.

Previous Post

Atentati ndaj Gilmando Danit në Rinas, digjet një makinë në zonën e Krujës

Next Post

Dani u kthye nga Barcelona, atentati pak minuta pasi zbriti në aeroport

Next Post
Dani u kthye nga Barcelona, atentati pak minuta pasi zbriti në aeroport

Dani u kthye nga Barcelona, atentati pak minuta pasi zbriti në aeroport

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al