Edi Rama ka lëshuar të gjithë deputetët dhe propogandistët e vet ti bëjnë jehonë Shqipërisë normale që u ka gjatë koncertit të Kanye ëest. Vetë kryeministri ka ndanrë pamjet me dron të stadiumit plot ku sipas tij ishin prezente 80 kombësi, duke komentuar:Investim i shkëlqyer për imazhin e Shqipërisë turistike dhe ekonominë e Tiranës“.
Por koncerti që u interpretua më shumë si një kundërvënie ndaj protestës që zgjat prej 40 ditësh, arsye për të cilën qeveria hodhi edhe mbi 4 milionë euro për të mos e anulluar nga mungesa e blerjes së biletave, nuk dihet nëse e ka rritur interesimin për vendin tonë më shumë sesa magjia e revolucionit të flamingove.
Ish zv ministri i Ramës dhe studiuesi Taulant Muka ka bërë një kërkim në Google Trends për të krahasuar kurbat e interesimit që ka ngjallurr në këtë rrejt si protesta si koncerti i këngëtarit antisemit. Diferenca që shihet edhe në grafikun poshtë është e dukshme.
Nisur nga kjo Muka shkruan: Flamingoja i bën reklamë Shqipërisë krejt falas — dhe, siç tregon edhe Google Trends, shumë më tepër se një koncert që na kushtoi plot 4 milionë euro.
Pra edhe nga ky krhasim kuptohet qartë se reklama më e mirë për vendin nuk është falë atyre që na shohin si një popull që do bukë dhe cirk, por si qytetarë të reagojmë për më tepër liri, barazi dhe demokraci.







