Monday, October 12, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Taksa e strehimit 3% do të paguhet vetëm në vlerë, propozohet heqja e dhënies së apartamenteve

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Taksa e strehimit 3% do të paguhet vetëm në vlerë, propozohet heqja e dhënies së apartamenteve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria ka rishikuar variantin e projektligjit “Për strehimin social” të propozuar në muajin korrik 2026. Varianti i ri, ndër disa ndryshime të reja, propozon gjithashtu që ndërtuesit që do të aplikojnë për leje ndërtimi për objekte banimi me sipërfaqe mbi 2 mijë metra katror do të paguajnë vetëm në vlerë monetare taksën 3% për strehimin.

Detyrimin për taksën e strehimit, ndërtuesit do të mund ta paguajnë edhe me këste.

Ligji aktual  “Për Strehimin Social”, i miratuar në vitin 2018, në nenin 19 të tij, fillimisht parashikonte se çdo subjekt privat që aplikon për leje ndërtimi me sipërfaqe mbi 2 mijë metër katror, është i detyruar t’i kalojë shtetit 3% të sipërfaqes funksionale të banimit për fondin e banesave sociale. Por prej vitit 2019 u përcaktuar si e drejtë që zhvilluesve të lejeve të ndërtimit, përveç dhënies së apartamenteve, t’u njihej si pagesë takse edhe konvertimi i sipërfaqes për strehim në vlerë monetare, e llogaritur sipas çmimeve të shitjes.

Në ndryshimet e reja që i bëhen ligjit për strehimin, pas draftit të publikuar në konsultimet publike në muajin qershor 2026, qeveria riformulon mekanizmin e kontributit të sektorit privat për financimin e politikave të strehimit përmes pagesës së taksës 3%.

Në draftin e ri, konkretisht në nenin 10, propozohet që subjektet private që aplikojnë për leje zhvillimi dhe ndërtimi për ndërtime banimi me sipërfaqe funksionale mbi 2 mijë metra katror do të kontribuojnë në Fondit Publik të Banesave Sociale (FSKS ) me vlerën monetare të barasvlershme me shitjen e 3 për qind të sipërfaqes funksionale, sipas çmimit të tregut.

Projektligji gjithashtu përcakton edhe mënyrën e formalizimit të marrëdhënies ndërmjet subjektit privat dhe AKTSS-së, afatet dhe mënyrat e pagesës, përfshirë mundësinë e pagesës me këste, si dhe pasojat në rast të mospërmbushjes së detyrimit.

“Ky mekanizëm synon të krijojë një burim të qëndrueshëm shtesë për financimin e politikave të strehimit dhe lidh zhvillimin e sektorit privat me krijimin e kapaciteteve publike për strehim”, thuhet në relacion.

Prej vitesh pjesa dërrmuese e ndërtuesve ka zgjedhur ta paguajë taksën 3% të strehimit në vlerë monetare.

Më herët, Bashkia e Tiranës parashikonte të shpenzonte rreth 2,7 mld lekë apo 27 mln euro për ndërtimin e banesave sociale për vitet 2024-2026.

Me planin 5 vjeçar të strehimit për vitet 2022-2027 synohej të përmirësohet çështja e strehimit për 4 mijë familje në Tiranë. Me qëllim zbatimin e këtij programi social Bashkia e Tiranës parashikon të përdorë fondin me vlerë 3 mld lekë i krijuar në vitet 2020-2024 nga kontributi i sektorit privat nëpërmjet taksës 3% të strehimit social.

Mësohet se aktualisht qeveria synon që të ardhurat e krijuara nga taksa 3% e strehimit t’i përdorë për blerjen e 2 mijë apartamenteve në tregun e lirë në Tiranë me çmim deri në 60 mijë euro.

Për blerjen e tyre është zhvilluar edhe një takim 2 javë më parë me ndërtuesit, ku mësohet se është rekomanduar shfrytëzimi i pronave shtetërore me qëllim ndërtimin e këtyre banesave me kosto të ulët prej tyre.

Sakaq ndër programet kryesore për të adresuar nevojën për strehim të përballueshëm, të propozuara me ndryshimet në ligj, do të jenë pagesat për qiratë me të drejtë blerje për apartamente te banesat sociale dhe dhënia e kredive me 0% interes.

Ishte

Neni 19 Kontributi i sektorit privat në krijimin e fondit publik (shtuar pika 3 me ligjin nr. 48/2023, datë 22.6.2023)

  1. Çdo subjekt privat që, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, aplikon për leje zhvillimi dhe ndërtimi për ndërtime me sipërfaqe ndërtimore banimi mbi 2 000 metra katrorë, siguron kalimin pa shpërblim të të paktën 3 për qind të sipërfaqes funksionale, me kushtet e një strehimi të përshtatshëm, në favor të fondit publik të banesave sociale. Kjo sipërfaqe, në rast pamundësie për t’u dhënë në sipërfaqen ndërtimore të banimit që ndërtohet, mund të jepet në një sipërfaqe tjetër ndërtimore banimi. Kontrata që nënshkruhet mes palëve për kalimin e sipërfaqes ndërtimore në favor të fondit publik të banesave sociale, regjistrohet në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
  2. Nëse një subjekt që aplikon për leje zhvillimore për ndërtim banese, për efekt përfitimi, kërkon rritje të intensitetit të ndërtimit, në përputhje me standardet e miratuara në planin vendor dhe vetëm atëherë kur bashkia ka miratuar një plan vendor, atij mund t’i akordohet shtesa në intensitet përkundrejt përfitimit të një sipërfaqeje ndërtimi në favor të bashkisë, për strehim social, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.
  3. Rregullat e zbatimit të këtij neni përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave

Bëhet

Neni 10

Në nenin 19 të ligjit, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

  1. Titulli i nenit 19 “Kontributi i sektorit privat në krijimin e fondit publik” ndryshohet dhe bëhet “Kontributi i sektorit privat në krijimin e fondit për strehim dhe kohezion social”.
  2. Pika 1 e nenit 19 ndryshohet dhe bëhet:

“1. Çdo subjekt privat që, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, aplikon për leje zhvillimi dhe ndërtimi për ndërtime me sipërfaqe ndërtimore banimi mbi 2 000 metra katrorë, derdh kontribute në Fondin për Strehim dhe Kohezion Social, në vlerë monetare të barasvlefshme me shitjen e 3% të metrave katrorë të sipërfaqes funksionale, sipas çmimit të tregut në momentin e marrjes së lejes së zhvillimit dhe ndërtimit. Shuma totale e cila do të derdhet në fond përcaktohet në marrëveshjen ndërmjet AKTSS-së dhe subjektit privat, e cila mund të parashikojë pagesë me këste të këtij kontributi, të cilat duhet të paguhen më së largu deri në momentin e aplikimit për certifikatën e përdorimit.”

  1. Pika 2 e nenit 19 ndryshohet dhe bëhet:

“2. Çdo subjekt privat i cili ka aplikuar për leje, sipas pikës 1, të këtij neni, pas marrjes së konfirmimit për plotësimin e kushteve dhe kritereve për pajisje me leje ndërtimi, brenda 30 ditëve nga konfirmimi lidh marrëveshjen me AKTSS-në për mënyrën e pagesës të përcaktuar në pikën 1, të këtij neni. Vetëm pas lidhjes së kësaj marrëveshje, ose nëse pagesa është kryer e plotë nga subjekti privat, organi përgjegjës për dhënien e lejes e pajis subjektin me lejen e ndërtimit. Në rast se subjekti privat refuzon të lidhë marrëveshjen me AKTSS-në/të paguajë pagesën nga pika 1, e këtij neni, konsiderohet se ka hequr dorë nga aplikimi për leje ndërtimi.”

  1. Pas pikës 2 të nenit 19 shtohet pika 3, me këtë përmbajtje:

“3. Marrëveshja ndërmjet subjektit privat dhe AKTSS-së duhet të përmbajë edhe këto të dhëna:

  1. a) vlerën e çmimit të tregut për metër katror të zonës në të cilën do të ndërtohet sipas lejes së konfirmuar të zhvillimit dhe ndërtimit;
  2. b) vlerën e plotë të kontributit që subjekti privat do të derdh në Fondin për Strehim dhe Kohezion Social, të llogaritur në vlerën monetare të barasvlefshme me shitjen e 3% të metrave katrorë të sipërfaqes funksionale në momentin e marrjes së lejes së zhvillimit dhe ndërtimit;
  3. c) mënyrën e pagesës së kontributit, nëse do të paguhet me këste edhe afatet përkatëse të secilit këst.

Kontrata regjistrohet në regjistrin e AKTSS-së dhe në rast të mospërmbushjes së detyrimeve, subjekti nuk pajiset me lejen e përdorimit.”/Monitor

Previous Post

Pasqyra e vërtetë e çmimeve: më lirë në Londër se në Tiranë!

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
AKTUALITET

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

by Redaktor Redaktor
October 6, 2026
0

Një fakt domethënës për cilësinë dhe standardet e produkteve të ofruara nga kompanitë shqiptare të sigurimeve vjen nga SIGAL Insurance...

Read moreDetails
Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

October 1, 2026
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

October 10, 2026
U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, Blerina Matraku kërkon falje publike

U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, Blerina Matraku kërkon falje publike

October 5, 2026
Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

October 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Taksa e strehimit 3% do të paguhet vetëm në vlerë, propozohet heqja e dhënies së apartamenteve

Taksa e strehimit 3% do të paguhet vetëm në vlerë, propozohet heqja e dhënies së apartamenteve

October 12, 2026
Pasqyra e vërtetë e çmimeve: më lirë në Londër se në Tiranë!

Pasqyra e vërtetë e çmimeve: më lirë në Londër se në Tiranë!

October 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al