Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

GJKKO dënon me 5 vite burg Kep Arapin

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
GJKKO dënon me 5 vite burg Kep Arapin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burg ditën e sotme, Kep Arapin me 5 vite burg, i cili akuzohet se organizoi atentatin ndaj hasmit të tij, Xhevdet Plaku,përfshirë ish-shefin e Krimeve, Dedan Gjoni.

Ish-shefi i krimeve, i cili dyshohet se nxori në pritë Xhevdet Plakun, u dënua me 4.8 vite burg qëndrim pas hekurave.

Ndërsa nipi i të fortit të Sukthi, Algert Rapi dhe Dejvi Gjermëni u dënuan po ashtu me 4.8 vite burg.

Të katërt të pandehurit do të vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

NJOFTIM PËR MEDIAT

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të procedimit penal Nr. 19/1, të vitit 2024, me të pandehur Rexhep Rapi (alias Kep Arapi), Algert Rapi, Dedan Gjoni dhe Dejvi Gjermëni (alias Elton Gjermëni, alias Elton Gjërmëni, alias Sako Gjermëni)”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Rudina Palloj, me vendimin Nr. 62, datë 21.10.2024 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Rexhep Ramazan Rapi (alias Kep Arapi), për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xh.P, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 80 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Rexhep Ramazan Rapi (alias Kep Arapi) për kryerjen e veprës penale “”Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Rexhep Ramazan Rapi (alias Kep Arapi), dënohet me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Rexhep Ramazan Rapi (alias Kep Arapi), i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Rexhep Ramazan Rapi (alias Kep Arapi) në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Algert Hamdi Rapi, për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xh.P, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; ëëë.gjp.gov.al Bgrupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 80 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Algert Hamdi Rapi për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Algert Hamdi Rapi, dënohet me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Algert Hamdi Rapi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Algert Hamdi Rapi në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Dedan Ndue Gjoni, për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xh.P, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 80 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Dedan Ndue Gjoni, për kryerjen e veprës penale “”Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Dedan Ndue Gjoni, dënohet me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Dedan Ndue Gjoni, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Dedan Ndue Gjoni, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Dejvi Llazi Gjermëni, (alias Elton Gjermëni alias Elton Gjërmëni alias Sako Gjermëni), për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xh.P, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 80 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Dejvi Llazi Gjermëni për kryerjen e veprës penale “”Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Dejvi Llazi Gjermëni, dënohet me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet burgim. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; ëëë.gjp.gov.al

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Dejvi Llazi Gjermëni, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Dejvi Llazi Gjermëni në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.

Shpenzimet proceduriale të bëra gjatë hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 21.10.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Previous Post

Arrestimi i Metës , Berisha: Godasin, me porosi të Ramës ish- Presidentin

Next Post

Ditën e diel ndryshon ora

Next Post
Ditën e diel ndryshon ora

Ditën e diel ndryshon ora

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Jam rrëmbyer me urdhër të Ramës”, çfarë shkroi Veliaj në letrën drejtuar GJKKO?

“Jam rrëmbyer me urdhër të Ramës”, çfarë shkroi Veliaj në letrën drejtuar GJKKO?

November 3, 2026
20-vjeçari kapet me pistoletë dhe municion në Tiranë, procedohen edhe dy familjarët e tij

20-vjeçari kapet me pistoletë dhe municion në Tiranë, procedohen edhe dy familjarët e tij

November 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al