Erion Veliaj iu drejtuar Gjykatës së Posaçme, ku sot ishte planifikuar të mbahej seanca në themel ndaj tij, me një letër ku shprehte kërcënimet e adresuara nga kryeministri Rama.
Në letrën e lexuar në gjykatë, Veliaj i cili refuzoi të ishte pjesë e seancës, shprehej se ministri i Drejtësisë Toni Gogu në një takim të zhvilluar në burgun e Fierit, i kishte pohuar se transferimi i kryebashkiakut është bërë me urdhër të Edi Ramës.
“Toni Gogu më ka vizituar pas transferimit dhe më ka thënë që kjo ka ndodhur me urdhër personal të kryeministrit Edi Rama”, thotë Veliaj në letër, duke renditur si arsye të transferimit, mbështetjen ndaj protestës studentore dhe asaj qytetare.
Më tej, Veliaj e konsideron transferimin nga Durrësi në Fier, “rrëmbim” i kryer nga gardian e burgut.
“E nderuar zonjagjykatëse, siç jeni vënë në dijeni nga mediat ditët e fundit, unë jam rrëmbyer nga një togë shoqërimi policësh pa më thënë se ku do më dërgonin, pa dijeninë time, 100 km larg gjykatës ku po gjykohem dhe larg gruas me dy të mitur dhe nënës time pensioniste. Toni Gogu më ka vizituar pas transferimit dhe më ka thënë që kjo ka ndodhur me urdhër personal të kryeministrit Edi Rama. Më ka thënë që prokurorët ishin gati të shtonin akuza deri tek ajo e prishja e rendit kushtetues. Kjo si ndëshkim që kam mbështetur protestën e flamingove dhe studentëve, por kjo është e vërtetë aq sa është i vërtetë kallëzimi i Nesti Angonit dhe Nasta Pëllumbit. Kërkoj nga gjykata të marrë masat e duhura për ta verifikuar këtë që ka ndodhur“, shkruhet në letrën e Veliajt.







