Një trup i pajetë është gjetur pasditen e kësaj të marte në Bulevardin e Ri, në Tiranë.
Sipas Policisë viktima ende i paidentifikuar ka ndërroar jetë për shkaqe natyrale pasi në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
“Më datë 16.06.2025, në rrugë te bulevardi i ri, është konstatuar pa shenja jete dhe pa shenja dhune, një shtetas ende i paidentifikuar. Paraprakisht, dyshohet se ai e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale”– njofton polica.
Policia po punon për identifikimin e tij, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.