Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Fushata e PS dhe imazhi i fëmijëve, aktivitetet nën hijen e shkeljes së ligjit

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Fushata e PS dhe imazhi i fëmijëve, aktivitetet nën hijen e shkeljes së ligjit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një postim më 25 Prill i ministres së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, për një aktivitet zhvilluar gjatë orarit mësimor me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave nëntëvjeçare në Elbasan dhe Berat, ka ngritur debate mbi përdorimin e fëmijëve në fushatë zgjedhore.

Kodi Zgjedhor
Sipas 91 të Kodit Zgjedhor “me përdorim të ‘burimeve njerëzore’ kuptohet përdorimi i detyruar në fushatë zgjedhore i administratës së institucionit brenda orarit të punës për qëllime zgjedhore, si dhe përdorimi i detyruar dhe i organizuar brenda orarit mësimor i nxënësve të sistemit shkollor parauniversitar në fushatë zgjedhore. Me përdorim të burimeve njerëzore kuptohet gjithashtu premtimi ose ofrimi i përfitimeve nëpunësve publikë, ose nxënësve për të marrë pjesë në veprimtari që lidhen me fushatën zgjedhore jashtë orarit të punës ose mësimit, si dhe ushtrimi i presionit ndaj tyre për këtë qëllim”.

Aktiviteti me fëmijët
Edhe pse u paraqit si një aktivitet kulturor në funksion të “Shtëpisë së Evropës”, motoja përputhej me atë të fushatës së PS-së për integrimin europian.  Aktiviteti u zhvillua gjatë orarit mësimor, ku grupe nxënësish të aftë në pikturë nga shumica e shkollave nëntëvjeçare të qytetit iu bashkuan aktivitetit në parkun “Rinia” në Elbasan dhe në pjesën historike në Berat.

Njoftimi në KQZ
Në nenin 92 të Kodit Zgjedhor thuhet se, “institucionet publike, qendrore dhe vendore, si dhe agjencitë dhe/ose ndërmarrjet shtetërore, janë të detyruara të raportojnë në KQZ të gjitha veprimtaritë me karakter publik që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën katër muaj para datës së zgjedhjeve deri ditën e zgjedhjeve”.

Aktiviteti u njoftua në KQZ (sipas ligjit) por me orar të ndryshëm nga ai real.

Në KQZ njoftohej për orën 19.00 ndërkohë drejtues lokalë të PD në Elbasan, publikuan edhe video të nxënësve që lëviznin drejt parkut “Rinia” gjatë orarit të mësimit. Edhe pamjet e përcjella nga vetë postimi i ministres Muzhaqi nuk flasin për një aktivitet zhvilluar në perëndim të diellit.

Përdorimi
Rastet e përdorimit të imazhit të fëmijëve janë shtuar gjatë kësaj fushate, me postime të ngjashme nga kandidatë të tjerë. Deputetja aktuale e PS Evis Kushi ka dalë në disa postime me fëmijë në rrjetet e saj sociale pa u përpjekur të mbulojë imazhet e tyre.

Njëjtë edhe për kandidatin e PD në Elbasan, Aurel Bylykbashi.

Ky i fundit është shfaqur në një postim në Instagram ndërsa interviston një fëmijë gjatë aktiviteteve të fushatës.

Ndërsa Kodi Zgjedhor nuk e ndalon qartazi përdorimin e fëmijëve në imazh, ligji për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës e ndalon ekspozimin publik pa pëlqimin e kujdestarëve ligjore dhe vendos interesin më të lartë të fëmijës mbi çdo vendimmarrje.

Shkelja
Gentjan Sejrani, aktivist nga Elbasani dhe avokat, thotë për Faktoje.al se përdorimi i nxënësve është i ndaluar në fushatë.

“Është e ndaluar që fëmijët të përdoren për fushatë elektorale. Nëse do shohim kush janë përgjegjës për këtë gjë, kemi dy përgjegjës dhe së pari janë partitë politike dhe së dyti janë drejtuesit e shkollave që i dërgojnë fëmijët për të qenë pjesë e aktiviteteve, që mund të interpretohen si fushatë elektorale”, thotë ai.

Sejrani deklaron gjithashtu se ”partitë politike që denoncojnë raste të përdorimit të fëmijëve si ai i Partisë Demokratike në Elbasan, të mos mjaftohen vetëm në deklarata në rrjetet sociale por të denoncojnë dhe të ndihmojnë hetimet që SPAK nisi por që u mbyll pasi nuk u vërtetua si aktivitet elektoral” Faktoje.al

Previous Post

Prokuroria kërkon tre burgime të përjetshëm për Dan Hutrën

Next Post

“Kjo është epoka jonë”

Next Post
“Kjo është epoka jonë”

"Kjo është epoka jonë"

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

November 7, 2026
Qytetari në protestë denoncon dhunën ndaj të birit: E mbajtën tre ditë në komisariat pa ndihmë mjekësore

Qytetari në protestë denoncon dhunën ndaj të birit: E mbajtën tre ditë në komisariat pa ndihmë mjekësore

November 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al