Ryyan Alwan, 24-vjeçare, u vra nga bashkëshorti i saj, Fadi Alwan 49 vjeç që shihni në foto, në një banesë me qira në Tiranë.
E reja u gjet pa shenja jete me plagë në trup të shkaktuara nga thika. Dyshohet se ajo është dhunuar nga partneri dhe më pas është vrarë.
49-vjeçari është larguar drejt Greqisë, pasi çifti edhe kur kanë mbërritur në Rinas, kanë paraqitur dokumente greke.
Ryyan dhe Fadi jetonin në Gjermani dhe mbërritën në Rinas më 19 shkurt.