Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Fadil Balla i “Ajman Park” fut në rrjetën e SPAK edhe RAIFFEISEN BANK, si paratë e drogës u pastruan në resorte

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Fadil Balla i “Ajman Park” fut në rrjetën e SPAK edhe RAIFFEISEN BANK, si paratë e drogës u pastruan në resorte
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i finalizuar pak ditë më parë ku u godit një grup i dyshuar si ndër më aktivët në trafikun e drogës në Europë, përmes Amerikës Latine. Në qendër të hetimeve ndodhen vëllezërit Ervis dhe Ardjan Çela, por përveç tyre një tjetër emër që doli në dosje është Fadil Balla, i njohur ndryshe si “Shijaksi”.

Por hetimi është zgjeruar edhe më shumë ku sekuestrimi i 17 tonëve kokainë dhe aseteve, mes tyre edhe “Ajman Park Resort”, ka zbuluar përfshirjen e Raiffeisen Bank.

Gjatë prezantimit të raportit të SPAK në vitin 2024, kryeprokurori i posaçëm, Altin Dumani, deklaroi se bankat e nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri janë të përfshira në skemat e pastrimit të parave.

Deklarata e Dumanit (2024): Një nga skemat komplekse të pastrimit të parave në Shqipëri përfshin përdorimin e bankave nga bizneset shqiptare si ndërmjetës për organizatat kriminale ndërkombëtare, si mafia italiane. Në një rast, një biznes shqiptar bashkëpunoi për t’i dhënë akses mafies ndërkombëtare që të integronte të ardhurat në sektorin bankar, përmes shtresëzimit të transfertave që do të kalonin nëpërmjet këtij biznesi.

Pikërisht skema që tregoi Dumani, merr kuptim në rastin e “Shijaksit”. Sipas dokumenteve të siguruara nga weblajm.com, rezulton se të gjitha aksionet dhe të drejtat pasurore që dispononte Fadil Balla, i janë kaluar Raiffeisen më datë 25 prill 2023. Ky transferim është bërë afro dy vite para goditjes dhe aksionit të SPAK, periudhë që përkon edhe me nisjen e hetimeve ndaj anëtarëve të grupit ku bënte pjesë Balla.

Fadil Balla i “Ajman Park” fut në rrjetën e SPAK edhe

Kalimi i aksioneve është kryer pasi Balla kishte marrë një kredi në Raiffeisen Bank dhe si garanci për shlyerjen e saj kishte lënë aksionet e tij në masën 100% të “Ajman Park”. Kjo pasuri, që nga data 14 gusht, ka kaluar në administrimin e shtetit si pronë e sekuestruar, ndërsa banka që kishte dhënë kredinë është njoftuar për këtë veprim.

Fadil Balla i “Ajman Park” fut në rrjetën e SPAK edhe

Pjesë e hetimeve për pastrimin e parave dhe trafikun ndërkombëtar të drogës do të jetë edhe kontrata e kredisë së dhënë këtij biznesi nga Raiffeisen Bank. Fadil, alias Julian Balla, është shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Prej vitesh ai njihej në Shqipëri si ish-president i klubit të futbollit “Erzeni”, si dhe si biznesmen e pronar i “AMR Ajman Park”.

Hetimet, përmes zbërthimit të aplikacionit “SkyECC”, zbuluan se Ervis Çela dhe Franc Çopja ishin krerët e organizatës. Kokaina nisej nga Paraguai, përmes portit të Villetas dhe më pas sillej në Europë në portet e Belgjikës, Holandës, Gjermanisë dhe Spanjës. Një ditë më parë, GJKKO konfirmoi masën “arrest në burg” për Ervin Çelën edhe për 6 të arrestuarit e tjerë, Albin Çela alias Defrim Çela, Petrit Lakatos alias Petrit Sulejmani, Renato Musaku, Gert Çerma, Marenglen Kamami dhe Elidon Çela. I vetmi me masën sigurie më të butë është Riza Çela, i cili u la në “arrest në shtëpi” dhe “detyrim paraqitje” për dy shoferë autobusësh, Kujtim Gjyla dhe Ditjon Pepa. I arrestuar më herët në Belgjikë është Franc Çopja, ndërsa 5 të tjerë janë të shpallur në kërkim.

Tags: Ajman ParkFadil BallaRaiffeisen Bankspak
Previous Post

Ranë nga lartësia, plagosen 2 punëtorë ndërtimi në Tiranë

Next Post

Sërish erë korrupsioni te AKSHI! Laert Kasaj merr 860 milionë nga Mirlinda Karçanaj 

Next Post
Sërish erë korrupsioni te AKSHI! Laert Kasaj merr 860 milionë nga Mirlinda Karçanaj 

Sërish erë korrupsioni te AKSHI! Laert Kasaj merr 860 milionë nga Mirlinda Karçanaj 

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën
AKTUALITET

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

by Redaktor Redaktor
November 7, 2026
0

Në vijim të denoncimeve të publikuara nga Maska.al për dyshime mbi ndërhyrjet, presionet dhe praktikat korruptive brenda administratës doganore, një...

Read moreDetails
Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

November 4, 2026
Urim Fiku u qëllua me pistoletë dhe sopatë! Gruaja dhe i biri tentuan ta varrosnin pa ekspertizë

Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

November 4, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Simulohet aksident ajror në Rinas, angazhohen ushtria, policia dhe ekipet e emergjencës

Simulohet aksident ajror në Rinas, angazhohen ushtria, policia dhe ekipet e emergjencës

November 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

November 10, 2026
Pasqyra e qeverisë e çon inflacionin në nivele rekord

Pasqyra e qeverisë e çon inflacionin në nivele rekord

November 10, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al