Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

EMRAT/ Dy të arrestuar për plagosjen e Juxhin Hamajezit, refuzuan të flisnin për autorin e dyshuar

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
EMRAT/ Dy të arrestuar për plagosjen e Juxhin Hamajezit, refuzuan të flisnin për autorin e dyshuar
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Dy persona kanë përfunduar në prangat e Policisë në kuadër të hetimeve për plagosjen e Juxhin Hamajezit, ngjarje e ndodhur në fund të muajit maj.

Në pranga kanë rënë Gjergji Lleshi dhe Lulzim Mejdani, të cilët dyshohet se kanë qenë në dijeni të krimit dhe kanë bashkëpunuar me autorin e dyshuar, Klodian Kallon.

Sipas burimeve hetimore, të dy janë arrestuar për veprën penale të “moskallëzimit të krimit”. Gjatë marrjes në pyetje, ata kanë zgjedhur të mos japin asnjë sqarim për rrethanat e ngjarjes apo për personin e dyshuar si autor, duke deklaruar se do të dëshmojnë vetëm para gjykatës.

Ngjarja ndodhi më 27 maj, kur Juxhin Hamajezi u qëllua me armë zjarri në këmbë. Hetimet paraprake tregojnë se plagosja erdhi pas një konflikti me Klodian Kallon, i cili dyshohet të ketë pasur si shkak një borxh të pashlyer.

Sipas hetuesve, mosmarrëveshja lidhej me një automjet tip “Jaguar”, të cilin Hamajezi dyshohet se e kishte marrë pa shlyer pagesën e rënë dakord. Konflikti mes palëve më pas ka degraduar, duke përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se si Juxhin Hamajezi, ashtu edhe Klodian Kallo rezultojnë persona me precedentë të mëparshëm penalë.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe për të përcaktuar rolin e secilit prej personave të përfshirë.

Tags: juxhin hamajeziplagosjevrasje
Previous Post

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Next Post

Nuk u paraqit në seancë, gjobitet avokati i Veliajt

Next Post
Nuk u paraqit në seancë, gjobitet avokati i Veliajt

Nuk u paraqit në seancë, gjobitet avokati i Veliajt

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al