Friday, September 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Të tjera detaje kanë dalë në pah nga atentati me armë zjarri që tronditi mbrëmjen e së dielës lagjen “Vullnetari” në Elbasan, ku tre persona mbetën të plagosur.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se objektiv i sulmit dyshohet të kenë qenë Armando Tomorrica dhe Renaldo Mance. Ndërkohë, 19-vjeçari Biorgi Hoxha, i cili punonte si kamarier në lokalin ku ndodhi ngjarja, dyshohet se u plagos rastësisht gjatë të shtënave.

Sipas hetimeve paraprake, autori i dyshuar kishte pasur më herët mosmarrëveshje me Tomorricën dhe Mancen. Pikërisht ky konflikt dyshohet se është bërë shkak për sulmin me armë.

Nga rindërtimi i ngjarjes rezulton se dy të rinjtë ishin ulur në verandën e lokalit së bashku me kamarierin, kur autori është afruar pranë tavolinës. Fillimisht ai është përfshirë në një debat verbal me ta, ndërsa pak çaste më vonë ka nxjerrë armën dhe ka hapur zjarr, duke plagosur të tre personat.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, ekspertët e Policisë Shkencore kanë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës balistike për të ndihmuar në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Tre të plagosurit u transportuan fillimisht në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku morën ndihmën mjekësore. Burime spitalore bëjnë me dije se ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe janë larguar nga spitali pas trajtimit.

Ndërkohë, autori i dyshuar vijon të jetë në arrati. Policia e Elbasanit ka intensifikuar kontrollet për lokalizimin dhe arrestimin e tij, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të atentati

Tags: atentatelbasankamarierivrasje
Previous Post

Protestuesit i kërkojnë anulimin, Rama refuzon të tërhiqet nga “Paketa e Maleve”: Nuk anulohet

Next Post

EMRAT/ Dy të arrestuar për plagosjen e Juxhin Hamajezit, refuzuan të flisnin për autorin e dyshuar

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Përdorni fritezën me ajër? Këto 7 gabime mund t’ju rrezikojnë shëndetin

Përdorni fritezën me ajër? Këto 7 gabime mund t’ju rrezikojnë shëndetin

September 4, 2026
Uji i pijshëm mungon, 70% e buxhetit për ujësjellësit mbetet pa u shpenzuar

Uji i pijshëm mungon, 70% e buxhetit për ujësjellësit mbetet pa u shpenzuar

September 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al